Breaking News Futboll Sport

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Federata Shqiptare e futbollit ka bërë të ditur organizimin e ndeshjeve miqësore në Air Albania Stadium mes legjendave të përfaqësueses shqiptare, greke, italiane dhe turke.

Është ky një aktivitet që zhvillohet me qëllime bamirësie pasi të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në 26 nëntorin e 2019. Me këtë rast qeveria e futbollit shqiptar ka bërë të ditur çmimet e biletave për këtë eveniment të veçantë ku rezulton se bileta më e lirë kushton 500 Lekë, ndërsa ajo më e shtrenjta që është në tribunat qendrore është 8000 Lekë. Përsa u përket tribunave VIP çmimi i biletave për këtë sektor shkon në 10 mijë Lekë.

Ndërkaq, lojtarë e ish lojtarë të kombëtares shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për një prani sa më të lartë të tifozëve në Air Albania Stadium në mënyrë që të mblidhen sa më shumë të ardhura. Andi Lila, Lorik Cana etj kanë dhënë mesazhet e tyre sensibilizuese për një pjesëmarrje sa më të madhe në këtë event që pritet të ketë protagonistë emra të tillë si Igli tare, Erjon Bogdani, Gianluca Zambrotta, Hasan Sas apo Karagunis.
Miqësorja e bamirësisë mes yjeve do të luhet në 10 janar në Air Albania Stadium në orën 18:00.

Related posts

DERBI I ANGLISË/ Liverpool nuk di të ndalet. Pas një asist nga Keita, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT ME TOTTENHAM/ Ja 4 lojtarët holandez që do agjërojnë ditën e ndeshjes

Delo.autor

E PABESUESHME/ Atletico MADRID gjen ZËVENDËSUESIN e Diego Costa

Isa.Autor

Leave a Comment