Bundesliga Futboll Sport

“ME TY FUTBOLLI VDES!” Në Gjermani organizohet varrimi i Leipzig (FOTO)

Tifzët ultras të Union Berlin kanë organizuar funeralin e Leipzig pasidten e së shtunë, para ndeshjes së fituar 3-1 nga skuadra e Red Bull-it kundër ekipit të Berlinit.

Tifozët kanë marshuar para sfidës drejt stadiumit, duke mbajtur në dorë një banderolë me mesazhin: “Futbolli po vdes në Leipzig”.

Polemika e tifozëve të Union bazohet te marketingu i shfrenuar që është bërë nga Leipzig, që sipas tyre është krijuar nga asgjëja, një ekip artificial, pa një traditë të vërtetë. Kjo ka qenë një nismë që ishte programuar prej kohësh.

Mesazhet te kryqet përfshinin terma si: “Pjesëmarrje, kultura e tifozit, traditë, emocione, futboll real”. Domethënë, futbolli i historisë dhe poezisë kundër futbollit të sponsorëve të përfaqësuar nga Red Bull.

Tifozët e Union e kanë lënë të boshatisur sektorin e tyre në Red Bull A rena deri në momentin e fillimit të ndeshjes dhe kanë qëndruar në heshtje për 15 minutat e para. Union arriti të kalonte në avantazh, por dygolëshi i Werner dhe goli i Sabitzer kanë ndihmuar Leipzig të blindojë vendin e parë në Bundesliga.

Related posts

Vëllazërorja me Kosovën, Balaj: Ishte festë për kombin, rezultati kalon në plan të dytë

Sadik.Autor

PROFILI/ Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

F.autor

BEFASON RONALDO: Ja pse u LARGOVA nga REALI, te JUVJA nuk erdha për…

Isa.Autor

Leave a Comment