Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MUNGESA E TRASPARENCËS PËR LEKËT E GRUMBULLUAR/ Andi Lila: Prisni se duhet të jemi të saktë në…

Kur kanë kaluar disa ditë nga ndeshja e bamirësisë së organizuar nga Sindikata e Futbollistave dhe FSHF-ja, ende nuk ka asnjë transparencë se sa lek janë grumbulluar nga shitja e biletave, që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Edhe pse stadiumi ishte thuajse i boshatisur, përmes një deklarate Sindikata e Futbollistave thekson se vonesa e transparencës vjen pasi ata duhet të jenë të saktë në përllogaritjen e shifrave.

Postimi i Sindikatës

Te nderuar miq. Duke pare dhe vlersuar qendriminin e disa opinionisteve sportive ne lidhje me mosberjen publike te te ardhurave te grumbulluara nga shitja e biletave te eventit sportiv “Luajme dhe rindertojme sebashku” i organizuar nga sindidikata futbollisteve profesioniste Shqiptare ju sqaroj se: Qellimi i vetem i sindikates sone eshte qe çdo e ardhur nga çdo biletat e shitur p.v.s nese është përdorur ose Jo te shkoj ne ndihme te personave te demtuar nga termeti.

Ne funksion te ketij qellimi dhe per te mos shkaktuar asnje konfuzion me shifra te cilat passjellin dyshime per abuzime kemi kerkuar te jemi sa me te sakte ne perllogaritjen e shifrave me qellim qe te dalim me nje rezultat te vetem dhe final.

Gjithashtu dua t’ju sqaroj se nje arsyje tjeter e cila ka penguar berjen sa me te shpejt te transpaences eshte edhe fakti se, bleres te biletave ishin disa institucione shteterore te cilat vetem diten e hene dhe te marte kane bere pagesat per biletat e blera nga ana tyre.

Te nderuar zoterinj, dua t’ju them se Sindikata ka te punësuar vetëm një sekretare ndersa e gjithe pjesa tjeter kane ardhur per te ndihmuar Sindikatën vullnetarisht ne organizimin e ketij eventi madheshtor.

Sigurisht edhe veprimet ne kuader te transparances po kryhen po nga ky grup vullnetaresh fakt i cili gjithashtu shkaktoj pak vonese.

Per sa ju shpjegova mesiper jane arsyjet e voneses por duke vlersuar sinqerisht shqetesimin tuaj ju sqaroj se transparenca per ne mbetet prioritare dhe per kete arsyje secili person qe kerkon informacion mund te vij ne zyren tone dhe te marre te gjithe informacionin qe i nevojitet. Faleminderit S.F.P.SH

Related posts

Dorëzohet Juventus, transferimi i yllit të Liverpoolit mund të dështojë

Q.Autor

Bayern Munich nuk ndalet/ Përmbys shifrat ndaj Kolnin (VIDEO)

Sadik.Autor

RASTËSI APO JO? Tetori dhe Laçi “hanë” trajnerët e Tiranës…

F.autor

Leave a Comment