Futboll La Liga Sport

NDESHJA NDAJ ATLETICO MADRID/ Valverde me kritika: S’më pëlqen formati, nuk mendoj se…

Ernesto Valverde nuk po kalon një situatë të qetë në stolin e Barcelonës. Dy vite e gjysmë që ka qëndruar si trajner i katalanasve kanë qenë të mbushura me kritika për punën e tij, për lojën që zhvillon, por mbi të gjitha për dështimet në Ligën e Kampioneve. Këtë sezon, kritikat janë rritur akoma më shumë dhe në qarkullim kanë dalë disa nga emrat që mund ta zëvendësojnë trajnerin e katalanasve. Por, ja ku vjen një shans i artë për të rikthyer qetësinë: Superkupa.

Nëse “Milingona” do të arrijë ta fitojë këtë kompeticion, sigurisht që do të fitojë besimin e tifozëve dhe të drejtuesve. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Atletikon (sot ora 20:00), Valverde ka kritika për formatin dhe thotë se ai i vjetri ishte shumë herë më i mirë.

EKSPERIENCA – “Është një format ndryshe, me të cilin duhet të mësohemi. Kush fiton nesër (sot), shkon në finale. Ne do ta luajmë si një ndeshje kampionati, ku duam patjetër fitoren. E dimë si janë sfidat kundër Atletikos, por jemi mirë. Patëm shumë probleme me trafikun, por e rëndësishme është që jemi mirë”.

SUPERKUPA – “E dimë që futbolli është një industri e madhe, ku kërkohen të ardhura të mëdha dhe për këtë arsye ndodhemi këtu në Arabi. Nuk është e njëjta gjë si të luash në shtëpi, por ja që tani jemi këtu”.

barcelona

ELIMINATORET – “Ndeshja më e rëndësishme është ajo e nesërmja (sotmja). Ne kemi luajtur të shtunën dhe kemi pasur disa ditë pushim. Nuk ka vend për shumë mendime të tjera, sepse pastaj mund të kemi një tjetër ndeshje”.

SHOFERI – “Patëm një keqkuptim, sepse ai mendoi që konferenca e shtypit do të zhvillohej në stadiumin ku luajti Reali me Valencian, por përfituam për të parë pak më shumë qytetin. Kishte shumë trafik”.

VALVERDE-VIDAL

VIDAL – “Kam folur me të, ashtu si me të tjerët. Është një lojtar yni dhe nuk mund të mendojmë nëse do të largohet. Unë do të mbështetem tek ai. Të shohim nëse do të luajë”.

FORMULA – “Superkupa është gjithmonë titulli i parë i sezonit. Mua më duket sikur ishte më mirë ajo formula e vjetër, por tani ka ndryshuar. Sigurisht që ne do ta vlerësojmë, sepse ndeshjet janë të bukura për publikun. Nuk e di nëse janë nga aspekti sportiv, sepse në këtë kompeticion ka vetëm dy kampionë, ai i kampionatit dhe tjetri i Kupës…”.

Mesi

MESI – “Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por është e vërtetë që kemi pasur edhe ndeshje të tjera ku ai nuk ka qenë. Është i motivuar ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Ne e dimë që nuk ka ndeshje të lehta dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të jemi të përgatitur”.

Related posts

Chelsea interesohet për mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

DREKË LAMTUMIRE TE BARCELONA/ Kuman: Kjo skuadër ka nevojë për ndryshime

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal-Atl Madrid, në “Emirates Stadium” nuk ka favoritë

Sadik.Autor

Leave a Comment