Futboll La Liga Sport

NDIHET I ÇUDITUR NGA PARAQITJA E LOJTARIT TË TIJ/ Zidane: Më ka surprizuar shumë!

Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë dhe shumë të rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka mposhtur me rezultatin 2-1 Sevillan në ndeshjen e javës së 20-t në La Liga.

Një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për “Los Blancos”, por që u zgjidh nga dy golat e Casemiros, i cili bëri të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të De Jong.

Pikërisht në lidhje me performancën e brazilianit ka folur trajneri Zidane, i cili është shprehur se ndihet i çuditur nga lojtari i tij. Gjithashtu, francezi u shpreh se Reali kishte rrugë vetëm fitoren ditën e sotme.

“Kishim dy rrugë sot: Ose të fitonim, ose të fitonim! Kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë. Pjesa më e rëndësishme tani është përgatitja fizike, sepse në këtë pikë të sezonit ndeshjet janë më me volum dhe luhet më shpejt. Goli i anuluar i Sevillas? Nuk e shoh edhe aq deciziv atë moment. Në pjesën e dytë mund të ndryshonin shumë gjëra. Casemiro më ka surprizuar shumë, sidomos te goli i parë. Më bëhet qejfi për të”, është shprehur Zidane.

Related posts

SHALL LESHI DHE NUMRI 8-TË/ Ja kuptimi i Logos së Kupës së Botës “Katar 2022”

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ DYBALA “kafshon” jashtë fushe, i lumtur përkrah Orianas

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach dhe kualifikohet në fazën çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment