Futboll Shqipëri Sport

NUK DI TË NDALET/ Sulmuesi shqiptar e nis 2020 protagonist në Australi

Ndonëse vitet ikin dhe Besart Berisha mban mbi supet e tij 34 vjeç, përsëri ai nuk ndalon së shënuari.

Sulmuesi shqiptar ka qenë përsëri protagonist me skuadrën australiane të Uestern Junajtid, teksa ka realizuar një gola. Ekipi i Berishës u mposht me rezultatin 3-2 nga Melbërn Viktori, me këta të fundit që e kishin mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Uestern Junajtid, të cilët realizuan dy herë me penallti, si fillim Berisha në minutën e 75’ dhe më pas Alesandro Diamanti në minutën e 79’.

Megjithatë dy golat e shënuar në pjesën e dytë nuk mjaftuan që ekipi i Berishës të marrë pikë dhe tashmë renditen në vendin e 4-t me 17 pikë.

Related posts

LIVE/ Kamza-Tirana: Dy raste të pastra shënimi, e pabesueshme çfarë humbasin sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK KAM PRESION”/ Tuci për sfidën ndaj çekëve: Ata janë fizikisht të fortë, nuk më shqetëson goli, dua të ndihmoj ekipin

F.autor

Dalipi i jep përgjigje Starovës, nuk harron as tendencën e medias

Sadik.Autor

Leave a Comment