Futboll Seria A Sport

PAS RIKTHIMIT TEK MILAN/ Sulmuesit Ibrahimovic i hapet dera edhe tek kombëtarja

Zlatan Ibrahimoviç zyrtarizoi para pak ditësh rikthimin te Milani, aty ku ai u largua në vitin 2012.

Pavarësisht rikthimit te Milani, tashmë Ibrës i është hapur edhe dera për te kombëtarja e Suedisë. Lojtari nuk luan për Suedinë që nga viti 2016 kur deklaroi tërheqjen nga ekipi kombëtar, pavarësisht se në 2018-ën dëshironte të rikthehej në Kupën e Botës, por nuk u pranua nga trajneri.

Së fundmi trajneri Jan Anderson, ka bërë prapakthehu, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, i ka hapur derën sulmuesit 38-vjeçar, për Suedinë.

“Unë gjithmonë kam thënë se kur një lojtar vendos të largohet nga kombëtarja, unë duhet të respektoj vendimin. Por nëse lojtari ndryshon mendje, ai gjithmonë mund të më telefonojë. E njëjta gjë vlen edhe për Ibrën. Nuk e mora në Kupën e Botës 2018, pavarësisht dëshirës së tij? Duhen lënë gjërat pas. Unë kam qenë i trishtuar asokohe, por tani ka kaluar. Nëse Zlatan dëshiron të rikthehet mund të më telefonojë mua.”, u shpreh Anderson.

Related posts

MERKATOJA E SË ARDHMES/ Marotta e Ausilio përgatisin një tjetër goditje me plan afatgjatë

Delo.autor

ËSHTË PËR TË NISUR TURIN AZIATIK/ Sarri lë jashtë disa yje nga grumbullimi, ja lista (FOTO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS “KATAR 2022″/ Botërori do të luhet në dimër me orare të çuditshme, ndeshjet mund të shihen në…

Isa.Autor

Leave a Comment