Futboll Premier League Sport

PËRBALLJA NDAJ REAL MADRID/ Guardiola mendon planin kundër Zizu, ka një as nën mëngë

Manchester City do të luajë kundër Real Madridit për Champions League. Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe trajneri Pep Guardiola po shpreson të ketë një armë më shumë në ekip. Leroy Sane po punon fort të jetë gati për trajnerin e tij.

Ai e ka kaluar dëmtimin e rëndë në gju dhe po punon që të futet me ritmin e ekipit. Gjermani e ka kaluar më të vështirën dhe mund të luajë në ndeshjen e dytë ndaj spanjollëve. Takim ky që do të luhet më 10 mars dhe mund të vendosë dhe skuadrën që do të kalojë për më tej.

Sane u rikthye në fushë para Krishtlindjeve dhe plani i rikuperimit po shkon mirë. Guardiola ka nevojë për të, pasi duket se titulli është utopik me 14 pikë larg Liverpoolit. Kampionët në fuqi kanë dhe një ndeshje më shumë se “Redsat” dhe vëmendja më e madhe e Guardiolës do të jetë nga Champions League.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Lojtari 24-vjeçar mbytet duke notuar në liqen

Delo.autor

HUMBJA NDAJ EVERTONIT ME “POKER”/ Legjenda e United shpërthen: Janë të neveritshëm, kishte të drejtë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nga lamtumira e mundshme te ringjallja, ylli i Barcelonës bind Xavi-n

Delo.autor

Leave a Comment