Futboll Seria A Sport

PIATEK DREJT BUNDESLIGËS/ Milani pranon ofertën e klubit gjerman

Jo vetëm Suso. Drejt largimit nga Milani është edhe sulmuesi polak Krzysztof Piatek.

Në mungesë të hapësirave te kuqezinjtë pas mbërritjes së Ibrahimovic dhe kapërcimit të hierarkive nga Leao dhe Rebic, Piatek është shndërruar në zgjedhjen e 4-t të Piolit në sulm dhe për këtë arsye dëshiron me çdo kusht të gjejë një skuadër të re ku mund të luajë rregullisht për të mos humbur grumbullimin me përfaqësuesen polake në Euro 2020.

Së fundmi për Piatek ka shfaqur interes Hertha e Berlinit. Boban dhe Maldini kanë refuzuar ofertën e parë të klubit gjerman, por kanë pranuar ofertën e dytë që varionte nga 27 deri në 28 milionë euro, plus bonuset.

Megjithatë për momentin mungon akordi mes Herthas dhe futbollistit mbi kushtet e kontratës, por shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje dhe Piatek mund të transferohet në Bundesligë.

Related posts

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE/ Southgate i falet tifozëve: Ishin pas çdo prekje topi dhe vrapimi

Delo.autor

“E REFUZOVA HIGUAIN”/ Ish-sportistja rrëfen propozimin e sulmuesit argjentinas kur ajo ishte 18 vjeçe

F.autor

ICARDI SPEKTAKOLAR/ INTERI merr fitoren e 4 radhazi në kampionat (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment