Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“PRESIM ROBERTO BAGGION, DE BIASI DO TË…”/ Lila i thotë të gjitha për ndeshjen e 10 janarit

Në 10 janar do të zbresin në fushën e “Air Albania” legjenda të Kombëtares shqiptare, ish-lojtarë të Italisë kampione bote në 2006-ën, ish-futbollistë kampionë Europe me Greqinë në 2004 dhe ish-lojtarë të Turqisë, që në vitin 2002 u rendit e treta në Botëror.

Përmes një pyetësori në “Instagram”, Andi Lila ka zbuluar shumë detaje për sa i përket ndeshjes që do të zhvillohet. “Do jenë dy gjysmë finale nga 35 minuta, më pas do të luhet finalja. Agustin Kola është i ftuar nderi në stadium, së bashku me Geri Cipin. Trajner do të jetë Ilir Shulku.

A do të aktivizohem unë? Po luajnë më të mirët, ata që vendosën themelet e një kombëtareje kaq të fortë. Bledar Kola është i ftuar, por presim përgjigjen përfundimtare. Ai është pjesëtar i Golden Team Albania.

Shqipëria në finale? Uroj që të ketë spektakël dhe të fitojë më i miri. Të kënaqemi të gjithë dhe të bëjmë disa familje të lumtura me rindërtimin e shtëpive. Të gjithë në stadium për një qëllim të jashtëzakonshëm.

De Biasi do të jetë trajneri i Italisë. Do të jetë edhe Foto Strakosha. Del Piero? Presim Roberto Baggion.”, shkruan Lila.

Nëpërmjet këtij pyetësori Lila ka treguar shumë detaje, përsa i përket ndeshjes që do të zhvillohet në 10 janar, dhe të ardhurat do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Air Albania

Related posts

Chelsea siguron nënshkrimin me mesfushorin rus, do të kushtojë 30 milionë euro

Isa.Autor

FUNDI I HIDHUR/ Nga shpresë në makth, Liga e Kombeve dënon Edy Reja-n

F.autor

Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Sadik.Autor

Leave a Comment