Futboll La Liga Sport

RRËFIMI/ Dikur Ronaldinho i prezantoi Kobe Bryant 17-vjeçarin që quhej… Leo Messi!

Kobe Bryant dikur tregoi historinë e Ronaldinho duke e prezantuar atë me një 17-vjeçar i quajtur Lionel Messi.

Intervista ku basketbollisti legjendar përshkruan takimin me të riun Messi ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

“Do t’ju tregoj një histori. Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Angeles”, tha dikur Bryant.

“Ronaldinho, i cili ishte një mik i mirë, unë po bisedoja me të dhe ai më tha: ‘Kobe, shiko unë do të të prezantoj me djalin që do të jetë lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.

Legjenda e LA Lakers vazhdoi duke thënë se ai besonte se Ronaldinho ishte më i miri, por braziliani riafirmoi që një lojtar i quajtur Messi do të merrte kurorën e tij.

“Unë i thashë: “Ti çfarë? Ti je më i miri”. Por ai tha: “Jo, jo. Ky djalë këtu do të jetë më i miri”. Dhe ai djalë ishte Lionel Messi, i cili ishte vetëm 17 vjeç”

Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë të dielën pas rrëzimit të helikopterit në Los Angeles.

Related posts

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Nuk ka ende asnjë akord, Muriqi kthehet në stërvitje me Lacion

Delo.autor

VIDEO/ Reali dyfishon shifrat, dopietë e Ronaldos

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni momentin kur Pedri ndëshkon Valencian me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment