Futboll Premier League Sport

“SITUATA PO PËRKEQËSOHET”/ Tifozët e Manchester City sulmojnë Guardiolën: E ke humbur lidhjen me realitetin!

Një sezon i çuditshëm për Manchester City. Shumë larg nga majat e Premier League dhe në garë për kupat kombëtare në Angli. Skuadra e trajnuar nga Pep Guardiola synon të bëjë më të mirën e saj në turnetë anglezë (përjashto kampionatin) dhe, ndoshta, në Ligën e Kampionëve. Në funksion të kësaj duhet mbështetja e tifozëve. Trajnerit katalanas nuk i pëlqeu ta shihte stadiumin gjysëm të zbrazët në sfidën e fundit të “FA Cup”, ndaj apeloi që situate të jetë krejt ndryshe për ndeshjen e radhës së Kupës së Ligës, kundër Manchester United.

Një pakënaqësi e shprehur për mediat britanike, por që nxiti zemërimin e tifozëve të “qytetarëve”. Siç raporton “Daily Mail”, Kevin Parker, sekretar i klubit zyrtar të tifozëve të Manchester City, mbeti i mërzitur shumë nga komentet e Guardiolës në lidhje me mungesën e tyre në ndeshjet e Kupës. Madje, u përgjigj: “Unë u acarova shumë nga fjalët e trajnerit. Natyrisht, nuk e kuptoj atë që Josep po përpiqet të arrijë. Ndihemi të kritikuar padrejtësisht nga klubet e tjera dhe situata përkeqësohet, nëse vetë trajneri ynë i shton kritikat. Unë mendoj se Guardiola ka humbur kontaktin me realitetin financiar, në të cilin tifozët e futbollit e gjejnë veten.

Ju duhet të kuptoni që këta tifozë i përkasin klasës punëtore dhe i shpenzojnë paratë e fituara për futbollin. Pra, nuk ka kuptim të na qortojë për këtë. Nuk guxon të vërë në dyshim besnikërinë e tifozëve, që e kanë mbështetur klubin për 35 vite, pa fituar trofe. Ndeshja për të cilën u ankua trajneri u luajt në orën 13:00 të së dielës. Kjo nuk është koha më e mirë për të shkuar dhe për të parë një ndeshje futbolli”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 3-1

Delo.autor

FITORJA ME GOLEADË NDAJ TORINOS/ Trajneri Pioli: Na quajtën të “vdekur”, jemi 3 kilometra larg majës

Delo.autor

“NE DUHET TË…”/ Iniesta “kërcënon” Xavi Hernandez. Deklarata e legjendës, mesazh klubit “Katalanas”

Delo.autor

Leave a Comment