Futboll Sport

SKANDAL NË GREQI PARA DERBI/ Tifozët e Olympiacos përplasen me policinë dhe “sulmojnë” lojtarët e Panathinaikos (FOTO)

Ditën e sotme do të luhet një nga derbit më të mëdhenj në Greqi, siç është ai ndërmjet Olimpiakosit dhe Panathinaikosit.

Një ndeshje kjo me shumë rivalitet, e cila gjithmonë ka qenë e luftuar në fushë, por edhe jashtë saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe sot.

Tifozë të shumtë të Olimpiakosit ishin mbledhur afër stadiumit, për të pritur skuadrën e tyre. Megjithatë nuk ka shkuar çdo gjë ashtu siç pritej, teksa më pas tifozët janë përplasur me policinë. Menjëherë policia ka shpërndarë gaz lotsjellës, në mënyrë që të shpërndahej turma.entasi_0

Tifozët e shumtë hodhën edhe tymëse në drejtim të autobusit të skuadrës së Panathinaikosit, gjatë kohës kur lojtarët zbritën nga aty, duke iu shkaktuar edhe disa probleme.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Shorti parashikon derbi milanez në çerekfinale ose Juve-Milan në gjysmëfinale!

Delo.autor

KUJTON MOMENTIN SHKATËRRUES/ Ish-ylli i Milan-it: Kam shkuar tek e fejuara ime dhe kemi qarë bashkë

Delo.autor

Klasifikimi i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment