Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ “MAGJIA” Toni Kroos, gjermani shënon nga goditja e këndit (VIDEO)

Po luhet në këto momente ndeshja gjysmë finale për Superkupën e Spanjës, mes Real Madridit dhe Valencias.

Ndeshja është 1-0 në favor të madrilenëve, me autor të golit, Toni Kros, i cili realizoi në minutën e 16’. Pikërisht goli i shënuar nga mesfushori gjerman i ka lënë të gjithë me gojë hapur, pasi ka ardhur nga goditja e këndit.

Kur të gjithë prisnin një krosim në zonën e rreptësisë, Kros pa daljen e portierit kundërshtar, dhe menjëherë gjuajti në drejtim të portës. Topi mori një hakore të përkryer duke mos i lënë shumë mundësi për reagim portierit.

Related posts

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Ja dy telefonatat “magjike” të Perezit ndaj Zinedine Zidane

Delo.autor

“HAZARD S’ËSHTË TREGUAR SHUMË I ZGJUAR”/ Babai i Courtois: Vetëm një gjë mund ta shpëtojë…

Delo.autor

PARADOKSI TEK INTER/ Trajneri Conte, sa më pak ka topin aq më shumë fiton

Delo.autor

Leave a Comment