Futboll Seria A Sport

TRAGJIKE NË ITALI/ Tifozi përplas për vdekje me makinë kundërshtarin (FOTO)

Një ngjarje tepër e shëmtuar ka ndodhur të dielën në Itali e cila pikënisje ka patur rivalitetin në futboll. Një tifoz ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje me makinë nga një tifoz kundërshtar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potencës, teksa tifozi në fjalë, 30 vjeç, po priste shokët e tjerë për të shkuar në stadium.

Sulmi ishte përgatitur nga tifozët e ekipit të Melfit ndaj atij të Vultur Rioneros. Kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin e Melfit, ndërsa është arrestuar shoferi i makinës tip Fiat Punto.

Për ngjarjen e ndodhur tifozët e Potencas kanë braktisur ndeshjen me Melfin pasi janë të binjakëzuar me ata të Vultur Rioneros. Të gjithë këta ekipi janë gjysmëprofesioniste.

Related posts

GAFË NË PRAPAVIJË/ Mbrojtja e Arsenalit për të qarë hallin, shikoni se si e pëson (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME SALZBURG/ Talenti Haaland merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Derbi edhe në merkato, Milan sfidon Interin për një argjentinas

Sadik.Autor

Leave a Comment