Futboll Ligue 1 Sport

TRANSFERIMI TEK REAL MADRID? Ja çfarë thotë Mbappe për klubin e ardhshëm

Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen e tij dhe fjalët që e lidhin me një transferim në “Santiago Bernabeu”. Pavarësisht simpatisë për “The Reds”, Mbappe ripërsëriti se ndihet i lumtur në Paris. Reali? “Të gjithë flasin për një transferim, më parë flisja dhe unë, por tani jam një profesionist. E di se nuk është momenti i duhur. Jemi në janar dhe është kulmi i merkatos. Nëse unë do të thoja diçka të gjithë do të flisnin dhe kjo nuk është mirë për imazhin e PSG.” Sulmuesi 21 vjeçar gjithashtu ka shtuar:

“Tani jam me PSG dhe jam 100% i përkushtuar këtu. Dua ta ndihmoj klubin të rritet dhe të fitojë trofe. E them këtë sepse kjo skuadër më ka ndihmuar shumë. Erdha këtu kur isha 18 vjeç. Isha një talent por jo një superstar. Tani jam kthyer në një superstar falë PSG. Duhet të përqendrohem dhe të punoj fort. Më pas, në fund të sezonit do të shohim se çfarë ndodh”.

Related posts

“MASTERS” PARIS/ Djokovic e Medvedev sërish sfidë në finale, serbi e mbyll vitin si “numri 1”

Delo.autor

KATËR HUMBJE RADHAZI PAS RIKTHIMIT/ Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Perisic i thotë “Po” Bayern Munich, ja kontrata që firmos

Delo.autor

Leave a Comment