Futboll La Liga Sport

TRANSFERTAT MAKTH PËR BARCELONËN/ Ja sa pikë kanë lënë “Katalanasit” larg shtëpisë

Barcelona nuk është vetvetja larg stadiumit “Camp Nou”. E tregoi këtë gjë në ndeshjen e parë të vitit 2020, kur barazoi 2-2 kundër Espanjolit. Katalanasit kërkojnë kampionatin e tretë radhazi në Spanjë, por diçka e tillë duket shumë e vështirë pasi deri tani kanë lënë 15 pikë në transfertë.

Humbi me Bilbaon 1-0, me Granadën 2-0 dhe kundër Levantes 3-1. Tri humbje që nuk mund të justifikohen për një skuadër që ka në përbërjen e saj futbollistë të një kalibri të lartë. Ndeshjet e tjera si ajo ndaj Osasunës, Realit të Madridit dhe Espanjolit mund të fitoheshin, por në fakt përfunduan në barazim.

Në total, skuadra e Ernesto Valverdes ka humbur 15 pikë në transfertë dhe ato mund të rezultojnë fatale në llogaritjet përfundimtare të titullit kampion në Spanjë. Ekipi katalanas të jep idenë e një skuadre të brishtë, e cila dorëzohet dhe nuk lufton deri në fund kur luan larg stadiumit të saj. Gjithashtu lojtarët si Suarez, Mesi apo Grizman nuk kanë marrë përgjegjësitë e duhura në këto sfida të vështira dhe për këtë fakt katalanasit kanë vuajtur shumë. Barcelonës i mungon energjia, intensiteti dhe idetë në sfidat e tjera.

Nëse në “Camp Nou” Mesi me shokë kanë lënë vetëm 2 pikë (barazimi me Realin) dhe ka shënuar 34 gola, jashtë shtëpie ka shënuar vetëm 15. Luis Suarez është lojtari më i rëndësishëm në transfertë me golat e tij kundër Getafes, Eibarit, Leganesit (3 fitore) dhe në “San Sebastian” dhe “Cornella”.

 VALVERDE – Ditën e djeshme skuadra e Barcelonës nisi përgatitjet për sfidën kundër Atletikos, e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Nën urdhrat e trajnerit nuk ishin shumë lojtarë kryesorë, por vetëm ata që pushuan dhe patën pak minuta në derbin kundër Espanjolit.

Valverde

“Milingona” ka qenë shumë kërkues dhe i rreptë. Ndryshe nga herët e tjera, ai e ndërpreu disa herë stërvitjen dhe kërkoi që lojtarët ta bënin me përpikmëri ushtrimin dhe të mos nënvlerësonin asgjë. Shihej qartë se Valverde nuk kishte mbetur aspak i kënaqur nga barazimi në ndeshjen e parë të këtij viti.

Trajneri e di shumë mirë që ekipi duhet të përmirësohet shumë në të gjitha aspektet. Ai shihet si një nga fajtorët kryesorë të situatës së vështirë që po kalon ekipi, prandaj duhet të mos bëjë më gabime, në mënyrë që të shpëtojë stolin.

Related posts

Kupa e Botës/ Më shumë se 20 krerë shtetesh do të ndjekin ceremoninë hapëse

Sadik.Autor

Roma-Barça, spanjollët kanë një problem në transfertë

Sadik.Autor

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC “tradhëton” REALIN, e ka të qartë se ku do të shkojë

Isa.Autor

Leave a Comment