Futboll Seria A Sport

YLLI SUEDEZ PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ibra: Unë po vij për t’i përmirësuar gjërat…

Ai zbarkoi dje në Milano, gati për t’ia filluar përsëri në Serie A, te Milani i tij i vjetër. Zlatan Ibrahimoviç u prezantua si përforcim i kuqezinjve në “Casa Milan”, mes pritshmërive të larta. Ja deklarata e tij në konferencën për shtyp: “I ndiej pritshmëritë, kam një marrëdhënie të mirë me tifozët. 50% e asaj që ne bëjmë është e tyre. Me mbështetjen e tifozëve është më lehtë t’i bëj gjërat e mira në futboll. Unë jam gati të luaj që sot.

Pas ndeshjes së fundit të LA Galaxy, Maldini më telefonoi. Biseduam se si isha dhe për gjëra të tjera normale. Në moshën 38-vjeçare kisha më shumë kërkesa sesa kur isha 28 vjeç. Po kërkoja adrenalinën brenda meje, për të përfituar sa më shumë nga vetja. Unë bisedova shumë me Boban, pastaj kaloi një muaj dhe, pas Atalantës, patëm shumë komunikime telefonike. Nuk ishte një vendim i vështirë.

Në vitin 2012 u largova pa dëshirën time, por situata ishte e tillë dhe nuk mund të bëja asgjë në lidhje me të. Milani më dha lumturinë e të luajturit futboll pas Barcelonës. Unë po vij për t’i përmirësuar gjërat. E kam parë ekipin nga jashtë. Milani aktual ka cilësi. Rezultatet nuk janë për t’u krenuar, por kampionati është maratonë, jo sprint. Personalisht nuk e kam humbur pasionin për atë që bëj”.

Related posts

DY TË “DËNUARIT” E BARCELONËS LUAJNË TENIS SË BASHKU/ Messi-Suarez në pritje të vendimit për të ardhmen e tyre (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-BARCELONA/ Një lajm i mirë për Pirlo-n, Koeman i befason të gjithë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

O ÇFARË GOLI/ Sigurdsson i jep fitoren EVERTONIT me një “MAGJI” të pabesueshëme (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment