Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ibrahimovic e ka zgjedhur se çfarë do të bëjë në fund të sezonit

Zlatan Ibrahimovic ka rindezur shpresat e Milan-it për ta vazhduar sezonin në një mënyrë më të mirë nga sa e kishte nisur.

Efekti “Zlatan” është parë që në ndeshjen e parë të luajtur kundër Sampdoria-s, por kryesisht në fitoren e marrë nga Djalli në fushën e Cagliari-t, në të cilën ai është kthyer edhe te goli.

Megjithatë, sipas Expressen, sulmuesi dhe familja e tij e kanë vendosur se çfarë të bëjnë në fund të sezonit.

Zlatan mund të kthehet në Suedi, ku familja e tij ka shkuar të jetojë në një rezidencë luksoze prej 1000 metrash katrorë.

Duket e qartë se gruaja dhe fëmijët e sulmuesit e kanë përcaktuar të ardhmen e tyre.

Për momentin, Ibrahimovic jeton në një hotel, por në fund të eksperiencës me kuqezinjtë mund të kthehet në Suedi.

Related posts

Kthim në të kaluarën: Mbappé kundër Kroacisë, një 15 korrik tjetër special

Isa.Autor

Maradona nuk heq dorë: Ky mund të jetë Botërori i Messit

Isa.Autor

Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit

Sadik.Autor

Leave a Comment