Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Xavi Hernandez: Mora ofertë nga Barcelona, por ishte…

Xavi Hernandez zbulon disa nga prapaskenat e bisedimeve mes tij dhe drejtuesve të Barcelonës për të marrë vendin e Ernesto Valverdes. 39-vjeçari, një nga ikonat e katalanëve për një periudhë 17-vjeçare (1998-2015), shpjegoi se ka patur një ofertë konkrete, por vendosi të refuzonte pasi e konsideroi të papërshtatshëm momentin për ta hedhur këtë hap.

“Pata një ofertë nga Barcelona, pasi u kontaktova me Eric Abidal dhe Oscar Grau, por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen”.

Xavi shpjegon më tej se para se të merrte vendimin përfundimtar ishte konsultuar me familjen, por kishte kuptuar gjithashtu se nuk duhej ta linte në ato momente skuadrën Al Saad, që drejton në Arabinë Saudite

“Për gjithçka ndodhi ato ditë kam kontaktuar edhe me familjen time dhe më pas kam mbajtur kontakte edhe me skuadrën time të Al Saad. Lojtarët dinin gjithçka dhe më shihnin të dyzuar. Për 3 ditë nuk kam qenë në pozita të lehta, përkundrazi. Gjithsesi, tani gjithçka kaloi dhe jam përqendruar te skuadra ime.”

Related posts

Ilir Shulku: S’ka zgjedhje të reja në FSHF, Gjykata kërkoi plotësim dokumentacioni

Sadik.Autor

PRITET TË PUBLIKOHET AXHENDA/ Grumbullimi për fazën përgatitore, shtatë miqësore për Tiranën

Delo.autor

AKUZOHET PËR 4 PËRDHUNIME/ Gjykata refuzon lirimin, mbrojtësi i Manchester City-t mbetet në burg

Delo.autor

Leave a Comment