Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

102 PRITJE DERI MË TANI/ Spal i mburret Kampionëve të Italisë me “gardianin” Berisha (STATISTIKAT)

Etrit Berisha mbron portën e skuadrës që ka pësuar më shumë gola në Serinë A dhe gjendet në vend të fundit. Por për të treguar që portieri shqiptar nuk është fajtori për këtë, mjafton statistika zyrtare e ligës italiane që e ka cilësuar Berishën si portierin me numrin më të madh të pritjeve këtë edicion.

Ndaj, me 102 pritjet që ka bërë deri më tani, Berisha është një nga arsyet kryesore pse SPAL mban ende gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit italian. Skuadra e Di Biaxhos në fundjavë do të ketë përballë Juventusin. Në fazën e parë, bardhezinjtë fituan 2-0, por Berisha mori vlerësimin më të lartë të mediave në atë takim për pritjet e shumta kundrejt Ronaldo & Co.

Së fundmi, SPAL ka bërë një postim festiv në rrjetet sociale pikërisht për paraqitjet e Berishës. Me statistikën e 102 pritjeve, skuadra e vendit të fundit i mburret Juventusit kryesues në vigjilje të përballjes mes njëra-tjetrës. Portieri i Kombëtares mbron portën që bombardohet me gjuajtje në Serinë A dhe pritjet e shqiptarit e kanë ndihmuar skuadrën e vendit të fundit që të marrë edhe pikët që ka aktualisht në klasifikim. SPAL, tashmë nën drejtimin e Di Biaxhos, ka 15 pikë, një më pak sesa Bresha dhe 7 më pak sesa Xhenoa e vendit të 18-të. Skuadra e Berishës gjendet tetë pikë larg Sampdorias së vendit të 17-të që siguron mbijetesën në Serinë A.

Related posts

PANUCCI NUK E GRUMBULLOI/ Lenjani spektakolar me dopietë në kampionatin zviceran (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA NGA PORTA NË SULM/ Barcelona ka në dispozicion 150 milionë euro për transferimet

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Ndreu drejt rikthimit në stol, titullari i Kastriotit mungon në ndeshjen e rëndësishme

Delo.autor

Leave a Comment