Futboll La Liga Sport

ASNJË GOL NË 3 NDESHJET E FUNDIT/ “Jashtëtokësori” nuk është më i lumtur te Barcelona

Barcelona u kthye te fitorja, por sezoni gjithsesi mbetet më zhgënjyesi në dekadën e fundit. Asnjë ekzagjerim. Shifrat janë kokëforta dhe nëse Real Madrid do të kishte një marsh më shumë, atëherë diferenca në garën për titull do të ishte e ndryshme. Ecuria e skuadrës “blaugrana” shumë larg prithsmërive ka “fytyrën” e Lionel Messi.

1581250516 485852 1581250616 Noticia Normal

Tre asiste për “Pleshtin” në ndeshjen e fundit kundër Betis, por vetë ai qëndron larg golit prej tre sfidave. Shumë për një futbollist si ai, i mësuar të shënojë gjithmonë. Ky rendiment përpara portës lidhet nga mediat spanjolle me humorin e Leo Messi. Sulmuesi argjentinas nuk është aspak i qetë dhe gjithçka lidhet me të ardhmen e tij. Ai nuk është më i sigurtë për të mbyllur karrierën me Barcelonën, ndërsa për këtë nuk janë të bindur edhe në klubin katalunjas.

Maxresdefault (1)

Erik Abidal, drejtori sportive I Barcelonës dhe sigurisht shkaktar i krisjes së Messi me klubin ka bërë një tjetër deklaratë ‘shokuese’ për tifozët. “Për këtë duhet të pyesni Messi. Është gjithmonë e vështirë të flasësh për rinovimin e lojtarëve të mëdhenj si ai”, ka thënë Abidal, i pyetur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, që sipas klauzolës që ka në kontratën aktuale, është i lirë të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Related posts

Lukaku tregon për raportet me Murinjon: Më dërgon video gazmore…

Isa.Autor

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ Vjen reagimi i “rrufeshëm” i FSHF-së

Isa.Autor

REALI ENDE NUK RINOVON KONTRATËN ME SERGIO RAMOS/ Vëllai i kapitenit revoltohet: Dikush të japë shpjegimë për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment