Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Triumfojnë bindshëm Bayern dhe Dortmund, “roboti” Haaland thyen rekord

Borusia Dortmund ka shkatërruar Union Berlinin në një ndeshje që foli vetëm në ngjyrat verdhezi. Golat e Sanço, Haland, Roish dhe Vitsel vulosën “manitan”, që e ngjit Dortmundin në vendin e tretë të Bundesligës.

Ndeshja e radhës dhe rekordet e radhës për Haland, që e nisi nga formacioni i parë dhe arriti të shënojë një dopietë, duke qenë lojtari i parë në Bundesligë, që arrin të shënojë 6 gola në 77 minutat e para.

Gjithashtu, Haland është lojtari i parë në histori, që në shtatë goditjet e para të tij në kuadrat ka arritur t’i dërgojë të gjitha në rrjetë.

Një rekord edhe për yllin tjetër të ekipit, Xhejdon Sanço, që bëhet lojtari i parë që shënon 25 gola pa mbushur 20 vjeç. Kjo ishte ndeshja e parë nga starti e treshes Roish-Haland-Sanço dhe arrijnë të shënojnë të tre.

Ndërkohë, edhe Bajerni ka korrur fitoren e radhës, duke mundur me shifrat 1-3 Mainzin.

Nisja e vrullshme e ndeshjes me golat e Levandovskit, Myler dhe Alkantarës vulosën gjithçka, me Mainzin, që u mundua të reagojë me rrjetën e Juste, por pa arritur të ngrejë krye.

Duket se Hansi Flik është “ilaçi” i Bajernit, me trajnerin që regjistron 10 fitore në 12 ndeshje në drejtim të bavarezëve, që marrin kreun e renditjes.

Në ndeshjet e tjera Verder Bremen i Rashicës vijon me formën e dobët dhe rrezikon rënien nga kategoria, ku sot u mund nga Augsburgu me shifrat e ngushta 1-2.

Në ndeshjet e tjera Dyseldorf u nda në barazim 1-1 me Ajntrahtin dhe Hofeinhajm i dha një shuplakë Leverkusenit, ku skuadra e “aspirinave” u mund 2-1.

Bundesliga, Java 20

Dortmund-Union Berlin 5-0
Golat: Sanço ’13, Haland ’18, ’76, Roish ’68, Vitsel ‘70

Mainz-Bajer Mynih 1-3
Golat: Levandovski ‘8, Myler ’14, Alkantara ‘26/ Juste ‘45

Augsburg-Verder Bremen 2-1
Golat: Jevdaj (ag) ’23/ Neiderlehner ’67, Vargas ‘82

Dyseldorf-Ajntraht 1-1
Golat: Aihan ‘78/ Çandler ‘90+3

Hofenhajm-Leverkusen 2-1
Golat: Diabi ’11/ Kramariç ’23, Skov ‘65

Related posts

Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Messi dhe Suarez kanë shënuar më shumë se skuadrat e La Ligas

Delo.autor

U MËSUA ME CHAMPIONSIN/ Ja prioriteti i Zidane me Real Madrid për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment