Futboll Seria A Sport

DEBUTOI PA U PREZANTUAR TEK KLUBI/ Talenti belg i Milanit tregon bisedën me Lukaku dhe planin e trajnerit Pioli

Alexis Saelemaekers u prezantua ditën e sotme në konferencën për shtyp të zakonshme si blerja e fundit e merkatos dimërore të Milanit. Talenti belg i ardhur nga Anderlecht debutoi në sfidën Milan-Verona, duke u aktivizuar në minutën e 77-të në vend të Calabria…

“Një debutim ëndrrash në “San Siro”. Milani është një klub i madh dhe kur më kërkoi nuk u mendova dy herë. Kam ardhur këtu për të treguar veten dhe dhënë gjithçka në fushë. Roli im? Nuk kam pasur ende mundësi të flas me trajnerin, por mesa kam kuptuar, ka një plan për mua. Maldini dhe Boban janë figura të rëndësishme, fakti që më priten ato më krenon shumë. Ibrahimovic e shihja në tv, ndërsa tani e kam shok skuadre dhe në dhomat e zhveshjes. Kjo është fantastike”.

Futbollisti belg foli edhe për bisedën me Lukaku: “Bisedova me të, sepse edhe ai si unë nga Brukseli. Më uroi për këtë transferim dhe më tha se nëse i duhej ndonjë këshillë për Milanon, ishte gati të më ndihmonte. Eshtë diçka e bukur kjo”.

Derbi po afron dhe është futur java vendimtare… “Do të jetë një atmosferë shumë e bukur, mezi pres. Uroj të zbres në fushën e lojës dhe të jap më të mirën time. Kam ardhur këtu jo me idenë se çfarë do të ndodhë në verë (është me huazim me të drejtë blerje) po për të dhënë më të mirën time”.

“Zgjodha numrin 56 sepse më sjell fat. Falënderoj Anderlecht sepse nëse nuk do të kisha luajtur aty, sigurisht që nuk do të më dallonin”.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Bayern bën detyrën ndaj modestëve të Rodinghausen

Isa.Autor

(VIDEO) Vjet krahasohej me Edgar Davids, sot bëhet gazi i botës

Q.Autor

INTER-SAMPDORIA/ Asllani-Mikhitarian balotazhi për mesfushën, Lukaku e nis nga… (FORMACIONI I MUNDSHËM)

F.autor

Leave a Comment