Futboll La Liga Sport

DËNIMI I MANCHESTER CITY NGA UEFA/ Reali gati të “rrëmbejë” dy yjet e anglezëve, ja emrat

Përjashtimi i Mançester Sitit për dy vitet e ardhshme nga Liga e Kampioneve ka hapur shumë pista për largimin e futbollistëve dhe ekipet e mëdha kanë hedhur “grepat” te skuadra e Guardiolës.

Reali i Madridit ka shfaqur interes për dy nga futbollistët më të mirë të “Qytetarëve”. Mediat spanjolle raportojnë se Zinedin Zidanit i intereson dyshja Sterling-De Bryjne dhe gjatë këtyre ditëve ka kërkuar informacione rreth çmimit dhe vlerës që kanë këta futbollistë.

Sterling kushton 180 milionë paund dhe duket sikur kjo shifër e tremb disi Florentino Perezin, i cili ka si objektiv kryesor në merkaton e ardhshme sulmuesin Kilië Mbape. Rivaliteti do të jetë shumë i madh sepse edhe skuadra të tjera kanë shfaqur interes për lojtarët e sipërpërmendur, por Siti do të tregojë “muskujt” dhe do të bëjë gjithçka për t’i mbajtur.

Related posts

Pallotta: Liverpool do të ketë fundin e Barcelonës

Sadik.Autor

“BONUCHI DHE CHIELLINI DY DINOZAURË”/ Lippi: Ky Juventus e thyen PSG-në

Delo.autor

“UCHL”/ Përballjet e mbremjes, si sfida të hapura që garantojnë ANKTH dhe EMOCION

Delo.autor

Leave a Comment