Futboll Seria A Sport

DERBI “MADONINËS”/ Eriksen-Leao, sfida e “aktorëve” të fshehur mes Interit dhe Milanit

Kristian Eriksen po “vrapon” drejt një fanelle prej titullari, në balotazhin me Matias Vesinon që e shikon në avantazh. Pesë muaj më parë, në ditën e vajtjes së derbit të Milanos, danezi humbiste në Leistër me Totenhemin e tij, duke luajtur vetëm 11 minuta. Ndërsa tani po përjeton një realitet të ri futbollistik që e kërkonte prej kohësh.eRIKSEN

Anti-CR7 po jep maksimumin e tij për të bindur plotësisht Antonio Konten për të besuar tek ai pas disa fragmenteve me Fiorentinën dhe sfidën e parë si titullar në Udine. Për derbin Eriksen kishte folur edhe me mikunkundërshtar Simon Kjaer, i vetmi nga i cili “Kris” thotë që ka frikë, edhe me shaka, nga kundërshtarët kuqezinj.

E ndoshta i ka zbuluar edhe që të hënën dëshiron të ketë një bilanc pozitiv kundër Milanit, duke e nisur mirë historinë e dashurisë kundër Interit. Po, sepse në gjashtë vitet e gjysmë në Premier Ligë derbet i kanë dhënë më shumë hidhërime se gëzime. Kundër Çelsit e mbi të gjitha Arsenalit, rivale historike e sfidës brenda Londrës, bilanci i mesfushorit danez tregon 9 fitore në 30 ndeshje.leao

LEAO – Në krahun tjetër është dikush që do të luajë derbin e dytë: Rafael Leao. Të parin me shumë mundësi nuk do ta harrojë kurrë, në veçanti pasi kundër Interit debutoi si titullar me kuqezinjtë. I dyti, megjithatë, për portugezin mund të mbetet po aq thellë në memorie, sepse përkrah tij mund të luajë “gjiganti” Ibra, i vetmi “superhero” që fuqitë nuk i mban për vete, por ua shpërndan atyre që e ndjekin.

Megjithëse në fund mbetet gjithçka për t’u parë. Pasi ata që parashikohet të jenë protagonistët e fshehur nuk kanë siguri që do të luajnë, mbi të gjitha për sa i përket talentit kuqezi.

Related posts

RIKTHIMI NË PËRFAQËSUESE/ Abazaj: Ftesa më lumturon, në Belgjikë mësova…

Delo.autor

Chelsea, Conte tregon arsyen përse nuk mund ta transferonin Sanchez

Q.Autor

“AI IA NXINË JETËN ÇDO MBROJTËSI NË BOTË”/ Van Dijk i thur elozhe futbollistit brazilian: E di se sa e vështirë është…

Delo.autor

Leave a Comment