Futboll Premier League Sport

“DO TË JEM GJITHMONË I GATSHËM PËR EKIPIN”/ Mbrojtësi Mustafi: Do kisha deklaruar tërheqjen nëse…

Shkodran Mustafi nuk po kalon një moment shumë të mirë te Arsenali, teksa edhe marrëdhënia e tij me tifozët nuk është shumë re mirë, me këta të fundit që kanë kërkuar edhe largimin e mbrojtësit.

Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, Mustafi ka thënë se ai nuk dorëzohet, pasi nëse nuk do ishte në gjendje të luante atëherë do të ishte pensionuar.

Madje mbrojtësi shton se ai do të jetë gjithmonë gatshëm për ekipin, sa herë të kenë nevojë për të. “Ne e dimë se si është futbolli. Ty gjithmonë të jepet mundësia dhe kur e shikon se ti nuk mund të japësh më, atëherë ti mund të deklarosh tërheqjen. Megjithatë një profesionit nuk mund të mendoj në atë mënyrë. Për mua është gjithmonë njësoj, gjithmonë përpiqem t’i lë të gjitha pas krahëve dhe të mendoj vetëm për skuadrën time.

Sa herë që ekipi të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty, jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje. Është e lehtë të jesh profesionist kur gjërat shkojnë mirë, por unë mendoj se më e rëndësishme është se si do ia dalësh kur nuk shkojnë mirë. Në fund të fundit, ne jemi këtu për të punuar dhe jemi këtu për të luajtur në një klub të madh.”, u shpreh Mustafi.

Related posts

Real Madridi ‘zgjohet’ në merkato, sfidon Arsenalin për yllin e Bundesligës

Q.Autor

SFIDAT E TETORIT/ Lëvizje të Shpresat pa filluar grumbullimi, Bushi humb mbrojtësin e Kombëtares A

Delo.autor

Portieri i Kroacisë shpërthen në lot gjatë konferencës për shtyp, ja arsyeja (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment