Futboll Seria A Sport

“E DIMË SE ÇFARË DO TRAJNERI”/ Mbrojtësi De Vrij: Është garë e fortë për titullin!

Stefan de Vrij është pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Interit në këtë sezon. Holandezi ka qenë një pikë referimi dhe një lider i padiskutueshëm në mbrojtjen zikaltër që ka pësuar më pak gola në kampionat së bashku me rivalët e ndeshjes së ardhshme, Lacion.

Në një intervistë për kanalin e Interit në “Youtube”, De Vraj foli për cilësitë e tij në fushë dhe për objektivat që ka skuadra e cila kryeson kampionatin italian. “Për mendimin tim, aftësitë më të mira që kam, janë: përqendrimi dhe marrja e përgjegjësive. Gjithashtu jam mirë teknikisht dhe taktikisht”, tha holandezi. “Për të përgatitur ndeshjet përdor ‘WyScout’, një aplikacion që të ofron statistika për ndeshjet e futbollit. Kështu mund të njihem me forcën e kundërshtarit dhe të bëj një përgatitje sa më të mirë. Mendoj se është e rëndësishme të dish se kush është kundërshtari yt.

Sa më i përgatitur të jesh përpara ndeshjes, aq më mirë do të jetë performanca jote në fushën e lojës.. Është ndryshe kur i vështron gjërat nga jashtë. Kështu mund ta kuptosh se deri ku mund të arrish. Kështu të gjithë më komplimentuan për ndeshjen me Napolin, por unë e di që janë ende shumë gjëra për t’u përmirësuar. Jam shumë kritik ndaj vetes pasi e di se mund të bëj më mirë, gjithmonë sa herë zbres në fushën e lojës”.

Ish-lojtari i Fejnordit dhe Lacios u shpreh se është shumë i përqendruar tek aventura e tij me Interin dhe objektivat që ka klubi. “Mendoj se kualiteti më i madh në skuadër është fakti që ajo e di se çfarë kërkon trajneri. de-vrij-3-e1581288136198

Gjithçka përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar ndeshjet. Ne dimë se si duhet ta menaxhojmë rezultatin kur jemi në fitore dhe se si të përballojmë vështirësitë. Jemi një skuadër kompakte dhe kjo na ndihmon për të fituar. Konte ka sjellë një mentalitet fitues në klub”.

Më pas holandezi foli edhe për ish-skuadrën e tij, Lacion, me të cilën u bë i njohur në kampionatin italian. “Koha ime te Lacio ka qenë e paharrueshme. Isha shumë mirë në Romë dhe këtë nuk kam për ta harruar kurrë. Kemi fituar shumë ndeshje të bukura aty, një Superkupë dhe dy finale të Kupës së Italisë. Ishte një kohë e mirë dhe për këtë gëzoj ende respekt.

Titulli? Është një duel shumë i fortë dhe emocionues. Juventus dhe Inter po bëjnë një kampionat të mirë. Nuk më habit fakti që Lacio po bën një sezon të mirë. Inzagi është shumë i zoti në krijimin e frymës në grup, kjo është parë edhe në kampionatin aktual.de vraj

Ata kanë fituar shumë ndeshje dhe nuk dorëzohen lehtë deri në minutën e fundit, duke treguar karakter. Për këtë meritojnë respekt”. Kujtojmë se ndeshja e radhës për zikaltrit do të jetë pikërisht ndaj Lacios në “Olimpico” të dielën në mbrëmje, një duel force për të dyja skuadrat që me siguri do të dhurojnë spektakël për të gjithë sportdashësit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Fiorentinës dhe Juventus

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Lingard nuk fal, tjetër barazim. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment