Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë.

Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të përhapej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.

Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë ato të, Milan-Xhenoa, Parma-Spal, Sasuolo-Bresha dhe Udineze-Fiorentina, pikërisht këto ndeshje do të luhen të mërkurën në 13 maj. Si pasojë e kësaj ndeshja finale e Kupës së Italisë do të zhvillohet në 20 maj.

Related posts

(VIDEO) Fiorentina ndëshkon Interin në fund, zikaltërit nuk arrijnë të dalin nga kriza

Q.Autor

Berisha spektakor/ Gjimshiti fundosi Interin. Ja notat e shqiptarëve në triumfin ndaj ekipit të Spaletit

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Në kushte karantine, Prince Boateng e kthen shtëpinë në… klab nate (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment