Futboll La Liga Sport

“FUSHA ËSHTË E MADHE NË “CAMP NOU”/ Griezmann: Napoli s’ka shanse në Barcelonë!

Antuan Grizman shënoi një gol shumë të rëndësishëm për sezonin, i cili shërben për të shtuar shanset e kualifikimit në çerekfinalet e Champions-it, por gjithashtu edhe për t’i dhënë besim në aspektin personal. Sulmuesi i Barcelonës thotë se kishin ardhur për ta fituar këtë sfidë, edhe pse barazimi nuk është keq. Autori i golit të katalanasve është i bindur se në sfidën e kthimit gjërat do të jenë ndryshe, edhe për faktin se fusha është më e madhe dhe Napoli nuk do të mbrohet dot.

BARAZIMI- “Ne donim të fitonim dhe kishim ardhur në Napoli për këtë rezultat. Në fakt nuk e arritëm, por nuk është dramë. E patëm të vështirë në fillim të ndeshjes që të gjenim hapësira. Mendoj se në pjesën e parë nuk kemi bërë asnjë goditje në portën kundërshtare. Pastaj përfituam nga lodhja e Napolit. Nuk është kurrë e lehtë të luash në transfertë në Ligën e Kampioneve. Napoli është një skuadër e fortë dhe e kishte përgatitur ndeshjen shumë mirë”.

2784201-57468039-640-360

HAPËSIRAT- “Tani do të luajmë në shtëpi dhe do të jetë një ndeshje ndryshe nga kjo. Do të kemi hapësira më shumë sepse fusha është më e madhe dhe Napoli s’ka shumë shanse. Por kjo nuk do të thotë që të mos përmirësohemi akoma më shumë në krijimin e rasteve dhe të hapësirave”.

FAVORITË- “Do të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Nuk mund ta them nëse jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampioneve. Ne do të shohim hap pas hapi se ku ndodhemi dhe ku duhet të përmirësohemi. Klasikja- “E dimë që kjo është një javë shumë e rëndësishme për sezonin. Jemi mirë, të përqendruar dhe të vendosur. Duhet të rikuperojmë forcat për të përgatitur ndeshjen kundër Realit. Do të jetë e bukur, por edhe e vështirë. Kemi besim”.

Related posts

Skënderbeut i shtohen forcat, rikthehen Shehi dhe Lilaj

Sadik.Autor

KOHË TË VËSHTIRA PËR PRONARËT E INTER/ Rroga të papaguar edhe te klubi kinez. Të huajt nuk dalin në stërvitje

Delo.autor

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment