Futboll Sport

GABON REAL MADRID/ I lë pozitën e liderit Barcelonës para El Clasicos

Vetëm pak ditë para se Barcelona ta vizitojë Santiago Bernabeun, Real Madridi gaboi dhe ia dhuroi katalonasve pozitën e liderit të La Ligës pasi që pësoi disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Levantes.

Levante, që radhitet në pozitën e dhjetë në tabelën e La Ligës, e priti sot Real Madridin e Zinedine Zidane në stadiumin Ciutat de Valencia për ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligës, që s’i shkoi sipas planeve Los Blancos.

Real Madridi e dominoi ndeshjen me posedim të topit (63% – 37%), me goditje drejt portës (18 – 8) dhe me raste të arta për të shënuar gol (4-1), megjithatë nga ndeshja e sotshme doli si humbës.

Kjo pasi që portieri Aitor i bëri disa pritje mbresëlënëse, ndërsa Jose Luis Morales e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kjo disfatë vjen në një moment të keq për madrilenët, të cilët kishin shpresuar se do ta shfrytëzonin këtë ndeshje për ta rritur vetëbesimin para dy ndeshjeve të mëdha që e presin javën tjetër.

Real Madridi do ta presë Manchester Cityn në mesjavë për ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë e pret Barcelonën, e cila radhitet dy pikë para madrilenëve në tabelën e La Ligës.

Related posts

Mkhitaryan: Ai është numri 10 më i mirë

Q.Autor

FORMACIONI ZYRTAR/ Vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Poloninë, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren shqiptare për miqësoren me Ukrainën

F.autor

Hoffenheim kalon në avantazh, shënon gol Kramaric me një… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment