Futboll Seria A Sport

KA DITËLINDJEN/ Sulmuesi Immobile feston 30-vjetorin me një mesazh për Klopp!

Ciro Immobile, sulmuesi i Lazios, sot mbushi 30 vjeç. Në vitin kur bardhekaltërit janë duke synuar seriozisht titullin kampion dhe i kanë dhënë provat, golashënuesi më i mirë i Serie A (26 gola në 24 ndeshje) është rrëfyer për “Lazio Style Channel”. “Ndihem ende shumë i ri brenda meje! Do të festojmë të gjithë bashkë, ashtu të bashkuar si jemi. Nuk është e lehtë të jesh bomber,por edhe të jesh baba! Edhe pse,po i bëj të dyja”.

Sulmuesi i Lazios ka edhe një mesazh për Jurgen Klopp, ish-trajnerin e tij te Borussia Dortmund. “Dua ta falënderoj sepse ai e di që bashkë u takuam në një moment të gabuar për mua dhe skuadrën. Do të më kishte pëlqyer të punoja me të në një moment të mirë forme”.

Titulli? “Tifozeria po na shtyn të japim gjithmonë diçka më shumë, ashtu si presidenti Lotito. Që kur nisëm grumbullimin kultivuam një ëndërr, por siç duket tani nuk është dhe aq e pamundur”.

Related posts

JUVENTUS E MBYLL VITIN ME FITORE/ Mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A

F.autor

“ME MIELL MISRI MOS PRIT BUKË GRURI”/ Ish-kapiteni i Partizanit: Titulli i pamundur për të kuqtë

Delo.autor

De Gea vazhdon “luftën” me kryeministrin e Spanjës: Të më kërkojnë falje publike

Sadik.Autor

Leave a Comment