Futboll La Liga Sport

KUSHTI I “FRIKSHËM” I MESSIT/ Barcelona tronditet nga themelet

Lionel Messi ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e Barcelonës. Ai ka reaguar hapur kundër drejtorit sportiv Eric Abidal dhe krisje të mëdha ka dhe me presidentin Josep Maria Bartomeu. Ky i fundit ka kërkuar direkt takim me zyrtarin e tij dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë sërish me Barçën.

Argjentinasi i ka vendosur një kusht të fortë klubit katalanas. Kapiteni nuk do të rinovojë kontratën nëse në krye të skuadrës vazhdon të jetë si presidenti Bartomeu dhe si drejtor sportiv Abidali. Krisja është më e fortë, pasi argjentinasi mendon se kanë qenë lojtarët francezë që kanë “spiunuar” te drejtori. E ardhmja e lojtarit më të mirë të botës është në dyshim, ndërsa klube si Interi, Juventusi, PSG dhe Bayern Munchen kanë fërkuar duart që tani dhe duan të shfrytëzojnë situatën e “Pleshtit” për ta rrëmbyer.

Related posts

HYGERTA SAKO NIS NJË LIDHJE TË RE/ Mbrojtësi i Superiores komenton: Tani presim llokumet… (FOTO)

Delo.autor

BASTET/ Nis CHAMPIONSI: Ja ekipet pretendente, nuk janë JUVE e RAEL, as Barça por…

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Albi ÇEKIÇI: Do ngjis BESËN në Superligë. Fenomeni RONALDO më bëri të dashuroj…

Isa.Autor

Leave a Comment