Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 1-4

Po luhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Kukësi vjen me qëllimin e vetëm në këtë ndeshje, për të fituar dhe për të marrë tre pikët, për të mos përsëritur ndeshjen dhe gabimin me Luftëtarin.

Flamurtari nga ana tjetër do të tentojë të bëjë surpizën, duke i marrë pikë verilindorëve, por kjo gjë do të jetë shume vështirë për vlonjatët, pasi po kalojnë një situatë kaotike.

Duro ka zgjedhur që të hedhë në fushën e lojës, lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Abazaj, Gavazaj, Et’hemi dhe Shkurtaj do luajnë në repartin ofensiv.

 

LIVE| Flamurtari-Kukësi 1-4
(Vrapi 59’/Shkurtaj 7′, 12′ (p), Musolli 69′, Marko Van Basten Çema 80′)

90′ 3 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

89′ Del Diamanti nga loja, futet Balilaj.

88′ Rasti i mirë për Ribajn, sulmuesi godet me kokë brenda zonës, por pa gjetur kuadratin.

85′ Kukësi administron lojën duke qarkulluar topin në mesin e fushës.

80’GOOOLLL Kukësi. Marko Van Basten Çema gjen golin e katërt dhe të parin personal në Superiore, duke mposhtur nga afër Moçkën.

74′ Del nga loja Muçollari, vendin e tij e zë Aliaj. Troisi kryen ndërrimin e parë.

72′ Zëvendësimi i dytë për Kukësin, del Shkurtaj në lojë Çema.

69′ GOOOLLL Musolli 69′. Musolli shënon me kokë, pas goditjes nga këndi. Verilindorët rikthejnë qetësinë. Tashmë hipotekojnë në një farë mënyre fitoren.

65′ Limaj godet brenda zonës, duke pasur një mundësi të artë. Moçka e ndal me një superpritje.

61′ Lulaj futet në lojë, zë vendin e Et’hemit.

59′ GOOOLLLLL Flamurtari 1-2. Vrapi godet me të majtën jashtë zone, topi përfundon në portën e Xhikës. Eurogol nga lojtari i Flamurtarit.

58 ‘ Ribaj merr krahun dhe kalon Maliqin në duelin e shpejtësisë, kroson rrezkshëm në zonë.

55′ Et’hemi mbetet i dëmtuar, Andi Koçi ndalon lojën, hyn në fushë stafi mjekësor.

52′ Vrapi tenton nga largësia, kontrollon pa probleme Xhika.

50′ Ribaj në hyrje të zonës, pason për Vrapin, por gabon krejtësisht sulmuesi i Flamurtarit.

46′ Starton pjesa e dytë !

Përfundon pjesa e parë!

44′ Abazaj kapet në pozicion jashtë loje, ndalet aksioni i verilindorëve.

40′ Flamurtari qëndron në pozita pritjeje, Kukësi ka kontrollin e lojës.

35′ Rast shumë i mirë për Ribajn, i cili hyn në zonë, provon me të djathtën, por Xhika ndal me këmbë sulmuesin.

33′ Arinaldo Rrapaj godet nga largësia asnjë shqetësim për Dashamir Xhikën, portierin e verilindorëve.

32′ Muçollari ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ Haruni kroson në zonë, Ribaj nuk arrin dot, Musta largon rrezikun nga zona verilindore.

29′ Limaj godet me të djathtën jashtë zone, taktike por jo e fortë. Topi ndalet tek krahët e Moçkës.

25′ Harkon Maliqi, Shkurtaj godet me kokë, por nuk gjen dot kuadratin e Moçkës.

20′ Ribaj nuk shfrytëzon mirë një goditje dënimi jashtë zone, topi shkon mbi traun e portës së Xhikës.

18′ Ribaj shmang portierin, shkon larg portës, por kthehet dhe pason te Diamanti, i cili nuk arrin dot të godasë, pasi del huq. Në momentin e rënies ka kërkuar një kontakt, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

17′ Rrapaj godet brenda zonës, por topi shkon mbi traun e portës së Xhikës.

12′  GOOLLLL Kukësi. Moçka shkakton faull te Gavazaj, arbitri akordon penallti.Ka pasur disa protesta nga vlonjatët. Shkurtaj merr përsipër ta godasë, dhe shënon golin e dytë.

Related posts

NJË MILANIST I “TËRBUAR”/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…

Isa.Autor

BAYERN MUNCHEN-STUTGART/ Manuel Neuer pëson super GOL nga distanca (VIDEO)

F.autor

TEKNIKU 74-VJEÇAR DHE SHQIPËRIA NË HARRESË/ Gjigandët italian hedhin sytë nga Edi Reja

Delo.autor

Leave a Comment