Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 1-1

Do të startojë në orën 14:00, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Nuk mungojnë surprizat në formacion. Ndryshime të shumta te Skënderbeu. Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.

Edhe te Bylisi ka ndryshime. Braziliani Vicente është titullar dhe Ntephe është zhvendosur në treshen e mesit të fushës. Fabian Munoz gjithashtu e nis nga fillimi.

 

LIVE: SKËNDERBEU – BYLIS 1-1

Dita 70′ (p) / Gaston 86′ 

KOMENTI LIVE: 

90+5′ E pabesueshme çfarë ka humbur Gripshi vetëm për vetëm me portierin Hidin, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Vendosin duart në kokë korçarët.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Gaston mposht portierin Koliç, me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke shtangur korçarët. 

84′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Pusi, vendin e tij e zë Mensah.

79′ Pranë golit Bylisi, shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Pas një harkimi nga këndi, një prej futbollistëve të Bylisit gjuan me kokë, por topi shkon mbi traun e portës. Krijohet iluzioni i golit në Korçë.

76′ Zëvendësim te Bylis, largohet kapiteni Murataj, vendin e tij e zë Malçi.

75′ Nuk mungon tensioni në Korçë, ndeshja ndërpritet për disa minuta, pas një tensioni më pankina. Lojtarët e Bylisit kërkuan të linin fushën, më pas takimi rifilloi normalisht.

70′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Kapiteni Bruno Dita kalon në avantazh korçarët nga pika e bardhë e penalltisë. 

68′ Penallti për Skënderbeun. Dejvi Bregu rrëzohet në zonë pas një kontakti me Peposhin, për gjyqtarin Shahini nuk ka dyshime, 11-metërsh për korçarët. Protestojnë ballshiotët. 

67′ E pabesueshme çfarë humbet Dejvi Bregu i vetëm përballë portierit Hidi, teksa e ka dërguar topi mbi kuadrat. Nuk iu beson syve vlonjati.

62′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Shkalla, për ndërhyrje të gabuar ndaj Taipit.

55′ Vinsente ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Gripshit.

53′ Bregu lëviz bukur nga e djathta, provon të surprizojë Isli Hidin me një gjuajtje, por topi shkon mbi traversë.

52′ Zëvendësim te Bylis, largohet Munoz, vendin e tij e zë Zveiro.

50′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë pë faull të ashpër në mesfushë ndaj Ntepe.

48′ Tjetër mundësi shënimi për korçarët me Pusin, por gjujajta e sulmuesit korçar ndalet nga Hidi.

47′ E pabesueshme çfarë humbet Skënderbeu. Heroi i Bylisit quhet Vinsente, i cili largon topin që po i drejtohej rrjetës pas gjuajtjes së Pusit., duke bërë shpëtimtarin.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacione.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Mëlluga ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Taipit. Ndëshkohet edhe futbollisti i Skënderbeut për protestë.

40′ Goditje dënimi për Skënderbeun, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Pusit. Kroson Dejvi Bregu, topi mbetet në rrëmujë, por nuk përfitojnë korçarët.

36′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Gripshit.

33′ Moment i diskutueshëm në Korçë. Futbollistët e Skënderbeut pretendojnë për 11-metërsh, por për gjyqtarin Shahini ndërhyrja ka qenë jashtë zonës. Provon Bregu, por nuk e gjen dot portën.

29′ Fantastik portieri i Bylisit, Isli Hidi, i cili ka fluturuar në trekëndësh, duke ndalur gjuajtjen fantastike të Taipit. Topi shkon në këndore. Kroson Bregu, për Pollozhanin, i cili me kokë nga brenda zonës, e dërgon topin ngjitur me shtyllën.

27′ Goditje dënimi për Bylisin, kroson Murataj, mbrojtësit e Skënderbeut largojnë në këndore rrezikun.

21′ Tjetër  kërcënim i Bylisit. Ndreca shkarkon të majtë, topi merr një trajetore të çuditshme dhe shkon te Munoz, i cili nuk e devijon siç duhet me kokë.

19′ Aksion fantastik për Skënderbeun, Bicaj largon topi nga vija fatale, pas një gjuajtje me kokë të Gripshit nga brenda zonës.

15′ Sërish rrezikshëm Bylisi, provon Ndreca me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Koliçi.

14′ Goditje këndi për Skënderbeun, kroson Bregu në shtyllën e parë, por pastrojnë miqtë.

8′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por të vendosur mjaft mirë në mbrojtje futbollistët e skuadrës ballshite.

5′ Tjetër mundësi e  mirë për Bylisin me Ntepe, i cili lëviz bukur brenda zonës, por me fat korçarët, pasi gjuajtja e futbollistit të skuadrës ballshiote shkon jashtë kuadratit.

2′ Bylisi jep sinjalin e parë në portën e Koliçit, por topi shkon jashtë kuadratit, pas tentativës së Bajramajt.

1′ Ka startuar sfida.

Related posts

Barcelona nuk ndalet, Coutinho shënon golin e parë ndaj La Coruna

Sadik.Autor

DHURUAN SPEKTAKËL/ Pique përsërit ”MANITËN”, por nuk është i vetmi (FOTO)

Isa.Autor

YLLI MANAJ KA 3 OFERTA NË TAVOLINË/ Trajneri Kuman: Sot marrim vendime, disa lojtarë nuk do të…

Delo.autor

Leave a Comment