Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet super sfida Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Është duke u luajtur në këto momente, në stadiumin “Air Albania”, ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Tirana do të kërkojë të marrë trepikëshin ndaj Skënderbeut, që vjen me një qëllim në kryeqytet, të ndalë bardheblutë. Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, pasi njihen për lojën e bukur që ato bëjnë.

Daja na ka treguar se gjithmonë ndaj ekipeve të mëdha, skuadra e tij tregon paraqitje të mira dhe kështu pritet të ndodhë edhe sot. Emanuel Egbo ka zgjedhur të hedhë në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm.

Drejtësi në këtë ndeshje do të vendosë gjyqtari Kridens Meta, i ndihmuar edhe nga asistentët Denis Rexha dhe Mariglen Llukmani.

LIVE| Tirana-Skënderbeu 1-1
(Kale 80′ / Bregu 28′)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pa fitues sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut. 

92′ Hoxhallari largon topin mbi vijën fatale, pas tentativës së Gripshit.

90′ 5 minuta shtesë akordon gjyqtari i katërt.

89′ Kobina shumë i shpejtë, depërton në zonë, por Koliçi “lexon” aksionin dhe ndalon lojtarin e bardhebluve.

87′ Morina rrezikon direkt, godet brenda zonës, por Koliçi e ka të thjeshtë të presë, pasi ishte qëndrore.

85′ Ngo del nga fusha e lojës, Morina i zë vendin anglezit.

81′ Del nga loja Kale futet Muçi për Tiranën. Ndërsa Daja nxjerr Ditën dhe fut Taipin.

80′ GOOOOL 1-1. Kale gjen rrugën e rrjetës. Braziliani barazon sfidën. Lojtari bardheblume shpejtësi nisi një goditje dënimi dhe pas kombinimit me Ngo dërgon topin në rrjetë, por mes protestave të korçarëve që pretendonin se topi ishte në lëvizje.

77′ Ngo godet me kokë nga shumë afër portës, por pa forcë, pret Koliçi.

75′ Rasti më i mirë për Tiranën në pjesën e dytë, Hasani nuk mund të gjejë rrugën e rrjetës.

71′ Rast i artë për Skënderbeun, Pëllumbi nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë me portën e boshatisur.

68′ Karton i parë i verdhë, Meta ndëshkon Imamin. Nga goditja e dënimit, me kokë tentoi Osmani, por anësori e kap në pozicion jashtë loje.

64′ Largohet nga loja Torasa, Hasani futet në fushë. Egbo kryen zëvendësimin e parë.

61′ Vangjeli gjuan me kokë në shtyllën e parë, pas krosimi nga e majta, topi del jashtë. Osmani nuk e mbërrin dot.

60′ Torasa kroson në zonë, Skënderbeu largon lehtësisht topin dhe rrezikun.

57′ Futet në fushën e lojës Krasniqi, del Pusi. Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë.

55′ Ngo brenda zonës vonon shumë dhe nuk arrin të prodhojë diçka të frytshme për ekipin e tij.

53′ Goditje dënimi për Skënderbeun, Tirana largon sërish rrezikun nga zona dhe tenton të dalë në kundërsulm.

48′ Kale tepër aktiv sot, por braziliani gabon me goditjen e tij fluturimthi nga një pozicion i favorshëm.

47′ Skënderbeu fiton një goditje dënim, e ekzekutojnë korçarët, por topi largohet nga bardheblutë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Deklarata e Bregut në përfundimin e pjesës së parë: “Është e vërtetë, po bëjmë shumë mirë si zakonisht kundër skuadrave të mëdha. Po e qarkullojmë topin me personalitet duke gjetur dhe golin”.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu udhëhqe me golin e Bregut.

45′ 1 minutë shtesë akordon gjyqtari i katërt.

44′ Batha godet nga jashtë zone, por mesfushori bardheblu gabon duke e çuar topin mbi tranversë.

43′ Ritëm i lartë në “Air Albania”, Tirana shton presionin, por ende nuk po gjen golin e barazimit.

39′ Kale shënon, por gjyqtari Meta anulon golin pasi Ngo ka prekur topin me dorë, para se të pasonte te braziliani.

34′ Hoxhallari kroson në zonë nga e majta, Ngo godet me kokë, por topi prek tranversën dhe del jashtë.

32′ Tirana kërkon të reagoj, por bardheblutë nxitohen me veprimet e tyre.

28′ GOOOLL Bregu 1-0. Skënderbeu kalon në avantazh.  Vlonjati brenda zonës nuk gabon. Lojtari i Skënderbeut dënon gabimin në mbrojtjen e Tiranës, pas krosimi nga e djathta.

25′ Bregu godet nga jashtë zone, Ilion Lika pret në mënyrë të shkëlqyer.

21′ Skënderbeu fiton disa metra në fushën e lojës, por Tirana superon deri më tani.

16’ Harkim  i Çelhakës në zonë nga e djathta, Koliçi del me shpejtësi dhe në dy kohë arrin të kontrollojë sferën.

14′ Kale depërton nga e majta, pason në brenda në zonë, por sfera largohet nga mbrojtja korçare që rrezikon autogolin.

6′ Tirana më kërkuese në fushën e lojës, bardheblutë tentojnë të dalin para të organizuar.

3′ Sinjal i parë i rrezikshëm i Tiranës, bardheblutë dalin shpejt në sulm, Doka kroson në zonë, por Ngo rrëzohet dhe nuk arrin të godasë.

1′ Starton sfida në “Air Albania Stadium”.

 

Related posts

Mane “kërcënon” Realin, vë në dukje “armën” e fortë të Liverpoolit

Sadik.Autor

E PËSON JUVENTUSI/ Can e dërgon topin në portën e gabuar (VIDEO)

Delo.autor

APELON NË LIGËN E KAMPIONATIT ANGLEZ/ Liverpool kërkon të ndryshojë fanelën, ja arsyeja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment