Futboll Seria A Sport

NUK KA TË NDALUR/ Në prag të 35-vjetorit, por Ronaldo është rekordmen

Rekord pas rekordi. Kristiano Ronaldo vazhdon t’i befasojë të gjithë dhe të shkruajë faqe të historisë së futbollit. Me penalltitë e shënuara kundër Fiorentinës, ylli portugez ka barazuar rekordin e një tjetër lojtari të rëndësishëm në kampin bardhezi. Ai ka arritur të shënojë në 9 ndeshje radhazi në kampionatin italian, pikërisht si David Trezege, që e bënte diçka të tillë në dhjetorin e vitit 2005.

Vetë klubi i Juventusit e njoftoi diçka të tillë përmes rrjeteve sociale. “Kristiano Ronaldo është lojtari i parë i Juventusit që ka shënuar gol në 9 ndeshje radhazi në Serinë A, që nga koha kur diçka të tillë e bënte Trezege”, shkruhet në njoftimin e “Zonjës”.

50 gola- Ronaldo e barazoi këtë rekord me penalltinë e parë në minutën e 40-të të ndeshjes, ndërsa në të dytën kapi një tjetër shifër të rëndësishme. Ishte goli i 50-të me fanellën bardhezi. Në një vit e gjysmë ai ka arritur që të shënojë 50 gola dhe të bëhet një nga lojtarët që e arrin më shpejt këtë shifër me kampionët e Italisë. Kristiano Ronaldo nuk i ka fshehur emocionet për këtë arritje, por mbi të gjitha për fitoren e Juventusit kundër Fiorentinës.

Ronaldo.Juventus.2019.204.750x450

“Është bukur të rikthehesh te fitorja në stadiumin tonë. Jam krenar që kam shënuar 50 gola me fanellën bardhezi”, ka shkruar Ronaldo. Portugezi është lideri i kësaj skuadre dhe po i udhëheq ata edhe në momentet më të vështira. Por këto nuk ishin rekordet e vetme të portugezit në mesditën e djeshme kundër Fiorentinës. Për Ronaldon kjo ishte ndeshja e 50-të në Serinë A me fanellën bardhezi dhe ka kontribuuar në 50 gola për ekipin e Juventusit me 40 gola dhe 10 asiste. Pas një periudhe pushimi në muajin nëntor-dhjetor, Ronaldo është rikthyer më i frikshëm se kurrë. Ta mendosh që të mërkurën do të festojë 35-vjetorin e lindjes, por mosha për të është thjesht një numër. Duket si një djalosh që argëtohet sa herë zbret në fushën e lojës.

Related posts

Transferoi lojtarin shqiptar/ Igli Tare merr vendimin përfundimtar për “yllin” portugez

Isa.Autor

FRIKA NGA COVID-19/ kombëtarja italiane U-21 gjen zgjidhjen e veçantë

Delo.autor

PAS HUMBJES TURPËRUESE NDAJ LIVERPOOL/ Solskjaer: Është dita më e errët që kam pasur duke…

Delo.autor

Leave a Comment