Futboll Seria A Sport

PANIK NË MILANO! Tifozi kroat e mori Koronavirusin në “San Siro”

Rasti i parë i Coronavirusit është kapur në Kroaci. Një djalë i ri ka ndjerë pasojat e para dhe pas analizave në spital është bërë me dije se është i prekur me virus. Situata është më alarmante kur mendohet se virusin e ka marrë në ndeshjen e Atalantas kundër Valencias.

Ai ishte së bashku me të dashurën e tij në Milano për të parë sfidën e Champions Leagues. Në stadium ishin rreth 40 mijë spektatorë dhe frika është e madhe. Valencia ka dalë me komunikatë zyrtare pas ndeshjes se tifozët që ishin në Milano duhet të tregojnë kujdes.

Serie A do t’i zhvillojë ndeshjet me dyer të mbyllura, ndërsa virusi afrohet gjithnjë dhe më shumë afër vendit tonë. Ende nuk ka një kurë të mirëfilltë dhe situata është shumë e rrezikshme.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndahen grupet e shortit, Partizani mëson 5 kundërshtarët e mundshëm

Delo.autor

Manchester United i ka gati 45 milionë euro për yllin e Bordeaux

Q.Autor

RITHEHET TEK FITORJA/ Barcelona lë pas zhgënjimin dhe mposht Huaska-n falë De Jong

Delo.autor

Leave a Comment