Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Ndeshja e tretë titullar në 9 ditë, ja sa vrapon Ibrahimovic mesatarisht

“Eshtë i plakur!”… “Karriera e tij ka marrë fund!”… “Nuk do të bëjë diferencën dhe do të luajë me pikatore në këto nivele!”… Këto janë disa nga etiketimet që iu bënë Zlatan Ibrahimovic dhe kritikat për drejtuesit e Milanit që vendosën të merrnin suedezin në moshën 38-vjeçare dhe pas dy muajsh pa skuadër që pas fundit të MSL për edicionin e vitit 2019.

Por, në fushë, Zlatan Ibrahimovic po tregon të kundërtën. Dy gola në kampionat dhe 1 në Kupë për gjigantin suedez, që veç kësaj po tregon se forma sa vjen e po rritet. Sot ndaj Torinos do të luajë ndeshjen e tretë brenda 9 ditësh! Për ta kuptuar më mirë: Cristiano Ronaldo ndaj Brescias qëndroi pushim total!

Jo vetëm kaq, por shifrat tregojnë se edhe gjendja fizike është e pabesueshme. Sipas statistikave, Ibrahimovic vrapon mesatarisht 8.7 km për ndeshje, praktikisht njëjtë me Castillejo, që është 25 vjeç, pra 13 vjet më i ri se suedezi!

Related posts

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

NGA ZBRITJA NJË KATEGORI MË POSHTË TE BLLOKIMI I MERKATOS/ Ja çfarë rrezikon Juvja nëse ka gisht te çështja “Suarez”

Delo.autor

Leave a Comment