Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Lindon Selahi verën e kaluar la skuadrën e Standartit të Liezhit për të firmosur në Holandë më Tuenten.

Mesfushori 20-vjeçar i cili është grumbulluar edhe në Kombëtare nga trajneri Reja, po bind në “Eredivisie”, teksa është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin holandez.

Selahi po shkëlqen javë pas jave duke treguar se është një talent. Këtë sezon ai është aktivizuar në 22 takime në kampionat, ku regjistron 1 gol dhe 1 asist.

Mesfushori ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij, në suksesin 2-0 që Tuente regjistroi ndaj Az Alkmar të shtunën.sl

Holandezët paguan rreth 150 mijë euro për kartonin e tij, ndërkohë që vlera e lojtarit aktualisht është 600 mijë euro sipas “transfermarket”.

Related posts

Juventus gjen pasardhësin e Buffon te Barcelona

Sadik.Autor

NGA VONESA TEK NEGLIZHENCA/ Sa mistere rreth vdekjes së Maradona-s

Delo.autor

RACIZMI “GODET” SËRISH/ Ja momenti kur lojtari i Portos revoltohet dhe del nga loja (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment