Bundesliga Futboll Sport

TË URITUR DHE ME NJË MARSH MË SHUMË/ Borussia Dortmund gati t’i “rrëmbejë” fronin… Bayenit

Bajerni i Mynihut mori komandën e kampionatit pas 20 javësh të luajtura. Në fakt, kjo nuk është diçka e re për kampionët në fuqi, që tani fatin e kampionatit e kanë në dorën e tyre. Lajpcigu u ndal nga Gladbahu në shtëpi duke treguar se skuadrën e Nagelsmanit po e lënë gjunjët në fazën më delikate të sezonit.

Ndeshja e radhës ndaj Bajernit në “Allianz Arena” do të jetë edhe shansi i fundit për ta nëse duan të arrijnë mrekullinë. Ndërkohë, në Mynih tani janë më të qetë, pasi rikuperuan shtatë pikët diferencë nga starti i fazës së dytë do të kërkojnë të shkëputen që nga kjo javë. Vetëm kështu do të mund të përqendrohen të qetë në kompeticionet e tjera. Kupa e Gjermanisë dhe Championsi janë një tjetër objektiv i skuadrës së Flikut.

Ky i fundit i ka dhënë një fytyrë tjetër skuadrës pas largimit të Niko Kovaçit para tre muajsh. Kroati la një skuadër të plogësht dhe pa ide, harmonia mes lojtarëve ishte e vakët dhe kjo u pasqyrua edhe në fushën e lojës. Por tani gjithçka është ndryshe, Flik njihet si një mjeshtër në marrëdhëniet me lojtarët duke risjellë dashurinë mes tyre. Bajerni zbavitet dhe fiton, ndonjëherë duket e vështirë për të gjetur një rival që mund t’i ndalojë kampionët në këtë fazë të kampionatit.

DORTMUNDI NË SULM 

Tri fitore në tri ndeshjet e para të fazës së dytë janë një sinjal i qartë se verdhezinjtë duan të mbajnë fjalën e dhënë në start të sezonit. Pas një merkatoje të fuqishme në verë, skuadra e Favresë transferoi në janar Erling Halandin dhe Emre Xhan. Dy lojtarë që pa dyshim mund të bëjnë diferencën në ndeshje të mëdha.

Pasi u kualifikuan në grupin e ferrit në Champions, duke lënë jashtë Interin e Antonio Kontes, Dortmundi do të ndeshet me Parisin në fazën me eliminim. Shanset janë të pakta ndaj skuadrës së ish-trajnerit Tomas Tuhel, pasi kualiteti i francezëve është dukshëm më i madh se ai i gjermanëve. “Bild” shkruan se numri një i skuadrës së Borusias i ka kërkuar Favresë të hidhet në sulm për kampionatin. Ai kërkon të hakmerret ndaj Bajernit që në sezonin e fundit i rrëmbeu titullin atyre pikërisht në fazën e dytë.

“Nuk mund të fshihemi më, duam të fitojmë kampionatin. Mendoj që skuadra është gati për të bërë hapin e madh. Fitoret e fundit na kanë rritur shumë besimin, shpresojmë që Elring dhe Emre të na japin një dorë për titullin”, ishin fjalët e Lysien Favresë pas ndeshjes ndaj Unionit të Berlinit, e fituar me rezultatin e thellë 5-0 nga verdhezinjtë.

Deri në përballjen direkte me bavarezët janë ende shumë javë për t’u luajtur, deri atëherë Borusia kërkon të fitojë të gjitha ndeshjet për të luajtur më pas një finale të madhe në Dortmund, aty ku skuadra e Flikut do të ndeshet për sfidën e kthimit. Raundi i parë u fitua nga bavarezët me rezultatin e thellë 4-0 me dy golat e Levandovskit, Gnabrisë dhe autogolin e Mats Humelsit që kishte harruar se nuk ishte më pjesë e Bajernit.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID TRONDIT MERKATON/ Dy ekipet synojnë akordin me yllin e Premier League…

Delo.autor

KLASIFIKIMI: Portugalia dhe Spanja kryesojnë Grupin B

Sadik.Autor

Leave a Comment