Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ “Ultras Guerils”: Asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse…

Sot luhet derbi dhe jo një betejë luftarake. Sot duhet festë për kryeqytetin, për futbollin shqiptar dhe për gjithkënd që do të jetë në “Air Albania Stadium” për përballjen mes dy ekipeve kryeqytetase. Mirëpo, që në krye të herës, plani i masave ka qenë më ekstrem për këtë ndeshje me polemikën e kartave të identitetit. Mbi 250 stjuart janë kërkuar të jenë të pranishëm dhe Policia ka publikuar masat.

INTERESIMI

Deri pas orës 19:00 të së enjtes janë shitur 17 300 bileta, shifër e raportuar për “Panorama Sport” nga burime zyrtare pranë kompanisë. Interesim i jashtëzakonshëm nga tifozëria e Tiranës e vendosur në ¾-at e stadiumit me kapacitet prej 22 000 vendesh, si dhe nga mbështetësit e Partizanit të vendosur në gjysmën e tribunës qendrore dhe pjesën pas portës nga ana e universitetit.

POLICIA

Lidhur me interesimin shumë të madh që do të ketë për këtë ndeshje nga tifozët, edhe Policia e Shtetit ka shpallur planin e masave: Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Partizani. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme gjatë momentit të kalimit të tifozërive. Policia do sigurojë lëvizjen e grupimeve të tifozëve për të dyja ekipet. Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Policia

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit. Njëkohësisht, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium tifozë më fytyrë të mbuluar me shall, si dhe do të nxirren nga stadiumi tifozët që do konstatohen se kanë mbuluar fytyrën gjatë ndeshjes, në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë. Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar si problematikë. Policia u bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

KËRCËNIMI I ULTRASVE 

Shpesh, ultrasit kanë deklaruar kundërshtinë e identifikimit dhe futjes me karta identiteti në stadium. Dje, “Ultras Guerils” kanë kërcënuar për këtë. “Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se ‘Ultras Guerrils’ do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë! Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Nuk do lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona!”, kanë bërë me dije ultrasit e Partizanit.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Porto. Rezultati 2-0

Delo.autor

“DUA TË JEM NË KATAR”/ Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Delo.autor

Lazio merr një lajm fantastik përpara sfidës me Interin, zikaltërit duhet të “frikësohen”

Sadik.Autor

Leave a Comment