Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NDAJ BRESCIAS/ Ja sa do të mungojë mesfushori Pjanic tek Juventus

Miralem Pjaniç pësoi një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën, kundër Breshas, kur kishte vetëm 7 minuta që ndodhej në fushën e lojës.

Boshnjaku ankoi dhimbje në kofshë dhe trajneri e zëvendësoi për të mos rrezikuar me një nga lojtarët kyç të Juves, e sidomos në prag të një serie ndeshjesh shumë të rëndësishme, qoftë në kampionat e po ashtu në Ligën e Kampioneve.

Dje, mesfushori i është nënshtruar testeve fizike dhe laboratorike, të cilat kanë shmangur çdo lloj dëmtimi në aspektin muskulor.

Ajo e Pjaniç ka qenë thjesht një traumë e cila mund t’i kushtojë vetëm ndeshjen e fundjavës me SPAL-in në transfertë, ndërkohë që sipas klubit bardhezi, ai do të jetë gati për ndeshjen e Champions-it kundër Olimpiku të Lionit.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Leeds-Liverpool. Rezultati 0-3

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dyshimet për vjedhjen e kishës me vlerë 400 mijë euro, nisin hetimet për ish-arbitrin Pekoreli

Delo.autor

TIRANA-LAÇI/ Sfidë e “luftuar”, Halili pretendon për penallti. Arbitri merr vendimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment