Futboll La Liga Sport

ZBULON RECETËN PËR “EL CLASICO”/ Trajneri Zidane: Barcelona nuk është vetëm Messi

Konferenca për shtyp e Zinedine Zidane para “El Clasico” u përqëndrua te momenti delikat, përmes të cilit po kalon skuadra e bardhë, por trajneri francez u mor në pyetje edhe për të ardhmen e tij te Real Madridi.

Vazhdimësia e tij, nëse nuk fiton tituj – “Ajo që ka rëndësi për mua është të vazhdojmë me ato që po bëjmë, për të tjerat përgjigjet tjetërkush. Në secilin kompeticion fiton vetëm një ekip, do të përpiqemi të jemi ne”.

Receta për “El Clasico” – “Zemër, kokë, unitet… shpirt. Është fryma e të gjithëve këtu. Le të luajmë një ndeshje shumë të bukur futbolli”.

Bisedat me lojtarët – “Ne flasim çdo ditë. Do të përpiqemi që, nëse diçka ndodhë me ne në fushë, të reagojmë shpejt në vijim”.

Mungesa e Hazard – “Unë nuk shqetësohem, sepse për katër muaj kemi fituar shumë ndeshje. Edhe pa Eden. Natyrisht, nuk më pëlqen që ai të lëndohet, por kemi fituar edhe pa të. Ne kemi nevojë për solidaritet”.

Kroos – “Sa herë që ka një rezultat të keq, një problem shpiket. Toni është ai që luan kur fitojmë dhe kur humbasim… Ne nuk kemi humbur ndaj Manchester City, sepse nuk luajti Kroos. Këto janë gjëra që mund të ndodhin në një moment specifik, në një ndeshje. Të tjerët luajnë në mënyrën më të mirë dhe është një mundësi për ta, asgjë më shumë. Nuk është e nevojshme të kërkosh një shpjegim tjetër për këtë”.

Rezultatet e këqija në “Bernabéu” – “Është një moment delikat, sepse kemi tri ndeshje që nuk fitojmë në stadiumin tonë. Por, ai që e njeh mirë futbollin, e di se këto gjëra mund të ndodhin. Ne kemi nevojë për një frymë pozitive. Nuk i dëgjojmë ato që thuhen, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë nga minuta e parë deri tek e 90-ta. Unë e kuptoj që njerëzit mund të jenë të mërzitur, por kemi nevojë për mbështetje. Ne do të japim gjithçka”.

Barça dhe Messi – “Ne e dimë rëndësinë e Messit në ekipin e tij. Ai është një lojtar themelor për katalanasit, por Barcelona nuk është vetëm Messi. Ne kujdesemi për atë që do të bëjmë vetë, para së gjithash. E dimë se do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të mirë si ekip. E dimë se kë do të kemi përballë”.

Kritikat ndaj Zidane – “Të gjithë mund të kritikojnë, me rëndësi është ta bëni me pasion punën tuaj. Ne humbasim dy ndeshje dhe njerëzit fillojnë të më kritikojnë. Jam mësuar me këtë, nuk është diçka e re. Unë thjesht duhet të vazhdoj. Lojtarët e mi janë më të mirët dhe do të përpiqemi ta kapërcejmë këtë moment delikat”.

Lautaro Martínez – “Asgjë, jam mirë me lojtarët e mi”.

Kush rrezikon më shumë, Reali apo Zidane – “Të dya palët bashkë. Çfarëdo që të ndodhë nesër, ne do të luftojmë deri në fund. Do të mbeten edhe 12 ndeshje”.

Çfarë e nervozon Zidane para një “El Clasico” – “Asgjë nuk më bën nervoz. Më pëlqen momenti, kënaqem edhe në këtë situatë. Unë dua t’i shoh njerëzit shumë të angazhuar”.

Faktori “Bernabéu” nuk funksionon më – “Epo, nuk e di. Kështu është futbolli”.

Related posts

E RRALLË/ Godet shokun e skuadrës me kokë, arbitri nuk ia kursen kartonin e kuq (VIDEO)

Isa.Autor

MOVIOLA E DERBIT PARTIZANI-DINAMO/ Vendime të drejta, “Demave të Kuq” iu anulua një gol (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Barça gati transfertën e madhe në sulm. Nisin negociatat me…

F.autor

Leave a Comment