Futboll Ligue 1 Sport

ÇFARË PO NDODH ME ICARDIN?! “L’Equipe” zbulon prapaskenat e krisjes së argjentinasit me Neymar dhe Mbappe

Eksperienca e Mauro Ikardit, startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, te PSG-ja, teksa sulmuesi argjentinas u shndërruar në një protagonist absolut, duke qenë vendimtar me golat e tij.

Megjithatë kohët e fundit gjithçka është thyer, ndërsa e përditshmja franceze “L’Equipe” është munduar të hedhë dritë mbi problemet që po has Ikardi.

Media prestigjioze zbulon se raportet mes palëve janë thyer. Marrëdhëniet e sulmuesit me trajnerin Tuhel nuk janë fort të mira, teksa kjo gjë konfirmohet edhe nga lënia në pankinë e argjentinasit kohët e fundit.

Situata u rëndua edhe pas festës që Ikardi bëri me Kavanin e Di Marian pas humbjes në Dortmund, çka nervozoi edhe Leonardon.

Megjithatë problemi i vërtetë i ish-kapitenit të Interit duket se janë marrëdhëniet me dy yjet e skuadrës pariziene, Nejmar dhe Mbape, të cilët bashkëpunojnë shumë me njëri-tjetrin në fushën e lojës dhe shërbejnë shumë pak për argjentinasin.

Mbape-Ikardi

Ky i fundit ka reaguar dhe ka kërkuar llogari ndaj shokëve të skuadrës, ndërsa si kundërpërgjigje, ka ulur ndjeshëm impenjimin në fushë dhe tani vjen shumë rrallë në gjysmëfushën e skuadrës së tij për të ndihmuar në fazën defensive.

Të gjitha këto vijnë në një moment kur në mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë sërish lajmet për një interes të Juventusit për sulmuesin argjentinas, me Paraticin që mund të paguajë 75 milionë euro në verë për kartonin e tij. Shanset janë të mëdha që Ikardi në merkaton e verës të largohet nga skuadra pariziene, për t’iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

U VLERËSUA SI LOJTARI MË I MIRË I VITIT 2019/ Zbulon De Ligt: Nëse nuk do të isha bërë futbollist…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Analiza e Superiores, ja kush është lojtari që tenton më shumë të driblojë… (TABELA)

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Insigne, mesfushori Locatelli ndëshkon Bullgarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment