Futboll Sport

CHAMPIONS/ PSG ia del me sukses në misionin e përmbysjes, francezët eliminojnë Dortmundin

Skuadra e Parisit ia ka dalë me sukses në misionin për të përmbysur humbjen 2-1, ndaj Dortmund. Parisienët në këtë sfidë u imponuan ndaj miqve me rezultatin 2-0, dhe në këtë formë prenë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Të besuarit e trajnerit Tomas Tuhel edhe pse nuk kishin shërbimet e Veratit, si dhe e nisën me Mbape në stol pas ky i fundit nuk ishte në formën maksimale, sërish ia dolën mbanë.

Kampionët e Francës i shënuan të dy golat në fraksionin e parë të lojës. Ai që hapi llogaritë ishte Nejmar, i cili nuk fali nga pranë portës duke realizuar me kokë. Ndërkohë, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, mbrojtësi Bernat devijoi saktësisht në rrjetë një pasim të Sarabia duke dërguar ekipin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në fraksionin e dytë, PSG mendoi më shumë për të kontrolluar rezultatin, ndërsa miqtë u dukën të pafuqishëm për të reaguar. Madje, Dortmundi e mbylli sfidën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq nga Emre Xhan, me këtë të fundit që reagoi ashpër ndaj Nejmar.

Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe francezët marrin kualifikimin aq shumë të dëshiruara, ndërsa gjermanët janë të detyruar t’i thonë lamtumirë kompeticionit.

Related posts

Norvegjia “tremb” Shqipërinë, mposht 4-1 Australinë pjesëmarrëse në Botëror

Sadik.Autor

Kosova bënë zvendësimin e parë ndaj Shqipërisë. Ne loje Edon Zhegrova. Del Rashica

Sadik.Autor

7 orë bisedime/ Abramoviç zgjedh trajnerin e ri të Çelsit

Sadik.Autor

Leave a Comment