Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Godet Milan, një bomber në vend të Ibrahimovic!

Do të jetë një Milan pa Zlatan Ibrahimovic ai i sezonit të ardhshëm. Ky lajm po konfirmohet çdo ditë e më shumë nga mediat në Itali, teksa “Tuttosport” shkon edhe më larg, pasi raporton se klubi kuqezi ka gjetur edhe zëvendësuesin.

Ai që pritet të marrë vendin e Zlatan në ekip është Arkadiusz Milik. Ky i fundit nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Napolin, që i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Gjendur në këtë situatë, klubi i kaltër do ta shesë polakun, pasi nuk do të rrezikojë ta humbasë me parametra zero.

Milan është gati ta marrë në ekip, aq më tepër që paga e Milik është vetëm 2.2 milionë euro, një shifër që pranohet nga presidenca kuqezi, që kërkon të ulë shpenzimet. Kështu, goditja e madhe e Milan pritet të jetë pikërisht Milik.

Related posts

9 SEZONE ME KAMPIONËT E PREMIER/ David Silva shpjegon arsyet e largimit nga Manchester City verën e ardhshme

Delo.autor

BAYERN MUNICH-SCHALKE/ Pas një kundërsulmi fantastik, Gnabryt shënon me portë të boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

PSG-LILLE/ Kjo është arsyeja e zëvendësimit të Messit pas përfundimit të pjesës së parë

Delo.autor

Leave a Comment