Futboll Seria A Sport

“ENDE FLISNI PËR FUTBOLL?”/ Presidenti i Sampdorias: Kampionati ka përfunduar!

Italia është duke kaluar një situatë të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, ku janë regjistruar me mijëra të vdekur deri më tani, ndërkohë që pavarësisht gjëndjes kritike, ka dhe nga ata që mendojnë për futbollin dhe shpresojnë se kampionati do të rifilllojë.

Një prej tyre është edhe Lotito, kreu i Lazios, që duke parë pas sezonin fantastik që skuadra e tij ka realizuar, nuk mund t’ia lejojë vetes të shohë Juventusin kampion me vetëm një pikë më tepër se bardhekaltrit.

Ndërkohë nuk mendon të njëjtën gjë, presidenti karizamtik i Sampdorias, Masimo Ferreti, i cili në një prononcim për “Radio Radio”, u shpreh:

“E di që Lotito do të më urrejë por jeta është e tillë. Për mua kampionati përfundon kështu, me këto pozicione. Le të bëjmë një hipotezë, ata na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli, mbërrijmë në 4 maj: do të na duhet të bëjmë dymbëdhjetë ndeshje. Arrijmë në gusht. Dhe me kompeticionet europiane? Ne i kemi lëvizur ato dhe kjo mënyrë është mirë, por atëherë duhet të bëjmë tetë javë të tjera ndalesë për evropianet. Çfarë ndodh me kampionatin e ardhshëm? Le të fillojmë të flasim për më pas, jo për më parë.

Fëmijët e mi janë mirë. Të gjithë këtu flasin, por kur të filloni përsëri, askush nuk di asgjë. A ka njerëz që vdesin, luftojnë një luftë që nuk mund  të shihet dhe të flasin për futbollin? Ende flasim për futbollin?, u shpreh presidenti i Sampdorias.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake

F.autor

NEYMAR NUK I NDAHET PASIONIT TË TIJ/ “Çmenduria” e fundit e yllit brazilian “ndez” rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja portieri që do të zëvendësojë Buffon tek PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment