Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëlqeu me 4 gola dhe 6 asist, La Liga e shpall lojtarin e muajit!

La Liga ka shpallur ditën e sotme edhe fituesin e çmimit lojtari i muajit. Për muajin shkurt, fitues i çmimit është shpallur Lionel Messi.

Një çmim mëse i merituar për argjentinasin, i cili në 4 ndeshjet e muajit që lamë pas arriti të shënonte 4 gola dhe plot 6 asist. Ndeshja më e mirë e Messit ishte padyshim ajo ndaj Eibar, ku gjeti rrjetën 4 herë.

Gjithashtu, edhe në sfidat ndaj Levantes dhe Betis ishte vendimtar, pasi në 5 golat e shënuar nga ekipi i tij, Messi dhuroi 5 asiste, ndërsa kontribuoi me asist edhe në sfidën ndaj Getafes të fituar 2-1.

Related posts

U AKSIDENTUA 7 VITE MË PARË/ Jean Todt jep lajmin e shumëpritur për Michael Schumacher

Delo.autor

REALIZOI NË FRYMËN E FUNDIT NDAJ VALADOLID/ Habit portieri i Sevilla-s: Nuk dija si ta festoja golin…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ “Topçinjtë” barazojnë rezultatin, shënon Koscielny

Delo.autor

Leave a Comment