Futboll Gossip Sport

“HUMBA NUHATJEN DHE SHIJEN”/ E fejuara e Ruganit tregon makthin e Koronavirusit

Natyrisht, këto ditë ishin të ndryshme nga të gjitha të tjerët, në shtëpinë e Ruganit. Së pari mbrojtësi i Juventusit dhe më pas e fejuara e tij, Michela Persico, janë testuar pozitiv me “Coronavirus”. Frika për të dy tani është lënë pas, fatmirësisht. Vetë Michela Persico, në një intervistë për TPI, zbuloi se si ndihet tani: Epo, për fat të mirë, jam vetëm shumë e lodhur. Për disa ditë nuk nuhasja dhe as shijoja. Por, për fat, tani jam më mirë”.

E gjitha filloi me simptomat e para, që pati Daniele Rugani: “Daniele sapo ishte kthyer në shtëpi nga stërvitjet. Ai po ndihej mirë, kishte disa ethe, asgjë më shumë, por për siguri vendosi ta kalonte natën në qendrën teknike të Juventusit”. Atje, mbrojtësi bardhezi iu nënshtrua testit të tamponit në “J-Medical”: “Njëzet e katër orë më vonë, rezultati erdhi…”

Në atë pikë, ishte e qartë se shanset për t’u infektuar edhe ajo ishin të larta dhe për këtë arsye testi ishte i nevojshëm: “Personeli i shëndetit publik erdhi dhe ma bëri testin në shtëpi dhe dola pozitive”. Michela Persico ka përjashtuar mundësinë që të ekzistojë një qasje preferenciale për aplikimin e “tamponit”: “Jo, absolutisht jo, nuk ka asnjë themel kjo histori. Mendoni, pa përmendur emra. Unë njoh njerëz nga bota e argëtimit, që kanë rezultuar pozitivë, të cilëve iu bë testi vetëm kur ishin në një situatë të rëndë”.

Shumë njerëz po ankohen se testi iu bëhet më shpejt VIP-ave dhe futbollistëve. E fejuara e Ruganit nënvizon: “Për ne situata ishte e ndryshme. Mos harroni se Daniele ishte rasti i parë i një lojtari në Serie A. Duke qenë se jam e fejuara e tij, testi m’u bë edhe mua. Mendoni pak nëse Daniele nuk do të testohej, virusi do të vazhdonte të përhapej te futbollistët e tjerë të Juventusit dhe jo vetëm”.

Fakti që Rugani dhe e dashura e tij kanë pasur simptoma, mund ta ketë bërë më të shpejtë procesin e testimit: “Këtë nuk mund ta di. Unë do t’ju tregoj se çfarë ndodhi me ne, nuk e di dinamikën e njerëzve të tjerë, por trajtimi është i njëjtë për të gjithë”.

Related posts

Realizon supergol nga 60 metra, Xhevahir Sukaj i lë pa mend të gjithë (video)

Sadik.Autor

Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment